Albspirit

Media/News/Publishing

Cikël poetik nga Iva Katundi

 

Jeta e drobitur

 

Armë e drogës, mendimi yt,

Fryma jote e përgjumur,

shpirtin tënd rrëkëllen,

edhe ti gremisesh…

 

Njerëzimi është ai

 

Kur prek dorën butësisht,

Përqafimi sa i brishtë!

Me sy shpirti shikon,

Edhe hesht!

 

Buzëqeshja fjalën thotë,

Ekspiron frymën e ngrohtë,

Ushqen pakëz dashuri,

Njerëzimi është ai!

 

Unë jam pranë zemrës sate

 

Sytë më s’u panë,

Buzëqeshja varkë u bë,

Lundroi detit të paanë,

Tek ty për të qenë!

 

Në fusha eca e y rrokullisa,

Hije të dashurisë dërgova!

 

Kthen kryet dhe s’ më gjen,

Me ty jam ende,

Mendimi natën vjen,

Të lëkund me ninulla.

 

Ne do ecim

 

Ne do ecim,

Do rishihemi në ndonjë trotuar,

Por nuk do tallemi,

Nuk do njihemi si më parë

 

Ne do ecim,

Është shembur ai pallat,

Nga tuneli i të cilit kaloja,

Me sytë e përlotur në çast

 

Mëngjesin e nisja me nxitim,

Nuk kishe ti ç’ të humbje

Por unë nuk e fala veten,

Për idenë marroqe që ishe ti

Please follow and like us: