Albspirit

Media/News/Publishing

Zhveshja e politikanes vë në siklet konspiracionistët e shkarë

Përpjekja e një politikaneje për t’i nxitur njerëzit të fitojnë formë duke u shtrirë në borë me bikini ka rezultuar e kotë pasi njerëzit e akuzojnë atë për “turpërim” të qytetit të saj. Anna Tereshkova, 52 vjeç, u filmua duke luajtur e zhveshur në borë në Novosibirsk, Rusi, në temperatura të ulëta -20C. Nënkryetarja e bashkisë së qytetit inkurajoi rusët që të “lahen në dëborë” pasi kjo është “mënyra më e mirë për t’u forcuar”. “Ne duhet të përdorim avantazhet e Siberisë. Njerëz të fortë dhe të shëndetshëm kanë jetuar gjithmonë këtu. Siberianët gjithashtu forcojnë shëndetin e tyre ata bëjnë ski dhe patinazh edhe në minus 20 C ose më ftohtë,” tha ajo. Por marifeti i saj nuk ka pasur aspak reagimin e synuar. Votuesit kanë vërshuar me komente negative duke i cilësuar skenat “të neveritshme”. “Video të tilla nuk përputhen fare me statusin tuaj si politikane. Turp për ty. Dhe për një turp të tillë për qytetin tonë”, tha dikush. Ngjarja ka vënë në siklet kospiracionistët e shkarrë, vendas dhe të huaj.

Please follow and like us: