Albspirit

Media/News/Publishing

Ndahet nga jeta balerina shqiptare Hueyda El Saied

Ndahet nga jeta artistja e njohur shqiptare, Hueyda El Saied. Balerina ka ndërruar jetë në moshën 46-vjeçare pasi vuante nga një sëmundje. Ajo ishte një personazh mjaft i dashur për publikun shqiptar. Balerina ka lënë pas djalin e saj, Gabrielin.

Prej disa kohësh jetonte në Luksemburg së bashku me partnerin e saj, Thierry, me të cilin pak kohë më parë kishte lidhur dhe martesë. Ata u martuan vitin që lamë pas në një ceremoni private.

Gazetari Altin Hazizaj ka shpërndare nje mesazh me balerinën e njohur.

Mesazhi i Altin Hazizaj

Hueyda Gabriel nga sot je një ëngjëll në parajsë! Sa zemra e shpirtra ke prekur e ju ke dhënë dashurinë e mirësinë tënde, që e kishe të pakufizuar!

Kemi folur deri vonë po asnjëherë nuk më the se sa serioze paska qenë kjo sëmundje! E kishim lënë të flisnim e për të më treguar kur të vije në Tiranë, por ti nuk erdhe më…

Kjo është e fshehta jote më e madhe! Mirësia tënde nuk donte ta pranonte që këtë lajm ta ndaje edhe me miqte e tu më të mirë! Një zot e di sesa do të na mungosh! I love you!

Please follow and like us: