Artan Kajtazi: ETHE DHE ZJARR
N’mesnatë pa le dielli
të shtëpia e thepisur n’kodër
një e shtënë u dëgjua!
Nënëlokja me fytyrë t’prishur
lëshoi një britmë t’llahtarshme:
vranë birin tim!
Kthimi i saj n’muzg
me sytë e saj gjak, pa tmerr
e s’e pa më t’birin!
E fort si guri, bëhuni gati, tha
gërmoni n’jug e n’qiell
hakmarrja është e imja!
Shtëpia e nënëlokes u ça
po si një përrallë e tmerrshme
pas goditjes t’fortë që mori n’zemër!
Shpirti i saj i thyer
i ngjante një melodie t’kputur
por si rapsodi e dashurisë!
Ajo çdo ditë e pa kthimin e t’birit
më t’fortë së kurrë
përballë varur me gozhdë n’pikturë!
Please follow and like us: