Palmer kishte dijeni për ndarjen e territoreve të Kosovës
Unë e takova zotin Palmer në Washington në prill 2019, ku merrja pjesë në një panel ku isha folëse së bashku me kryetarin e Prishtinës, Shpend Ahmeti, pastaj një anëtar i grupit negociator të Kosovës. Biseda jonë u bë e parehatshme kur unë e pyeta atë direkt nëse ai ishte i implikuar përmes mbështetjes së tij (apo edhe autor) për idenë e shkëmbimit të territoreve mes Kosovës dhe Serbisë. Më herët atë ditë, një zyrtar i ambasadës serbe në Washington, duke supozuar se dija më shumë sesa dija në atë kohë, më tha se ishte arritur një marrëveshje dhe se po kërkohej një moment adekuat dhe i favorshëm për administratën Trump për të paraqitur marrëveshjen si historike. Në një bisedë me zotin Palmer, na u bashkua edhe Vlora Çitaku, në atë kohë ambasadorja e Kosovës në Washington.
Duke e parë përshkallëzimin e mospajtimeve me Palmer dhe duke i dalë në mbrojtje pa nevojë – ajo me nervozizëm më pyeti pse po ndërhyja në marrëveshjen që duhet të arrijnë Kosova dhe Serbia? Unë u përgjigja se pasojat katastrofike të një marrëveshje të tillë për Bosnje-Hercegovinën janë të padiskutueshme, por edhe për të gjithë Ballkanin. Të nesërmen unë dhe Çitaku duhej të kishim një takim të përbashkët në Këshillin e Sigurisë Kombëtare. Rendi i ditës u ndryshua në minutën e fundit – më njoftuan se do të duhet të largohem pas prezantimit tim para se të fillojë sesioni për Kosovën. Fjalimi im i referohej kërcënimeve të sigurisë në lidhje me vazhdimin e nënshtrimit nga forcat destruktive të krahut të djathtë në Bosnje Hercegovinë.