Ndahet nga jeta Lindita Musaraj Aliçka
Është shuar sot në një spital në Gjermani, Lindita Musaraj Aliçka. Vajza e shkrimtarit Shevqet Musaraj dhe bashkëshortja e shkrimtarit Ylljet Aliçka u nda nga jeta në moshën 70-vjeçare për shkak të COVID-19, një muaj pas të ëmës Ervehe Musaraj që u shua po nga Covid 19 në moshën 95-vjeçare.
Lindita Musaraj Aliçka vuante edhe nga një sëmundje tjetër e rëndë. Shevqet Musaraj njihej për “Epopene e Ballit” që sipas së bijës, Linditës, u shkrua spontanisht pasi ai ishte martuar me një vajzë që vinte nga një familje e Ballit Kombëtar, si Erveheja.
Lajmi i shuarjes se bashkëshortes dhe vajzës së Shevqet Musarajt, u konfirmua nga familja e cila ndonëse e çoi për kurim në Gjermani, nuk ia doli ta shpëtonte.
Please follow and like us: