Fritz RADOVANI: QENI DHE HANA…
Në një mbrame vonë një qen po shikonte Hanën. Nuk po i besonte syve të vet! I dukej ma afër se kurr! Ndoshta i ishte krijue idea se Hana edhe mundet me ra…
Ai po e priste nga minuti në minutë ramjen e saj, mbasi kishte kuptue lëvizjen e saj në rrotullim, po nuk po kuptonte se a po lëviz toka ku ishte ulë dhe po shikonte naltë…
Pema ishte aty ku e gjeti porsa erdhi me vrojtue Hanën… As ajo nuk duket se lëviz…
Porsa përqendrohej me sy nga Hana, i prishej pamja e saj nga shkëlqimi i yjeve. Edhe ata nuk i merrte vesht a lëvizin apo edhe ata rrotullohen me Hanën në drejtim të tokës, gja që edhe e frigonte ramja e tyne si copa zjarri…
Nuk vonoi dhe iu afrue një deputet i PS që kishte në dorë një foto, që qeni porsa e pau filloi me leh… Prap ju me këtë ujk në dorë!?… As qenit nuk ju besue se ai, kishte në dorë foton e everit… Vertetë u tmerrue i shkreti qen kur pau foton e atij krimineli që kishte masakrue Popullin Shqiptar per ma shumë se një gjysem shekulli… Filluen me i rrjell lotët qenit shkretë…
U banë sa e sa vite që ai ujk na pat shkye edhe klyshët tonë…
E ju vazhdoni me na e sjellë per me na frigue me foton e tij…! Filloi i shkreti qen me u topitë nga frika…
Nuk ishte i zoti as me leh… Kishte harrue qeni se ishte data 29 nandor… Priste kot kur, po del drita… Ashtu, si po presin edhe … Shqiptarët tash 30 vjet kur po del ajo.., dritë…
Melbourne, 29 Nandor 2021.