Albspirit

Media/News/Publishing

Ndërtesa më e lartë në botë zbukurohet me flamurin shqiptar

Ndërtesa më e lartë në botë “Burj Khalifa” e cila ndodhet në Dubai ka marrë ngjyrat e flamurit shqiptar.

Për nder të 109 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë të Shqipërisë kjo ndërtesë ka marrë pamjen “Kuq e zi”.

Jo vetëm në Dubai, por edhe në shumë qytete të tjera të botës ku ka një numër të konsiderueshëm shqiptarësh janë mbajtur aktivitete të ndryshme.

Po ashtu në Londër rrugët u mbushën nga shqiptarë që këndonin nga automjetet e tyre.

Please follow and like us: