Albspirit

Media/News/Publishing

Konferenca për siguri globale/Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s flet për Kosovën

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka folur për rëndësinë e prezencës së NATO-s në Ballkanin Perëndimor duke përmendur kështu edhe rolin e tyre që kanë në Kosovë. Këto komente ai i dha gjatë një fjalimi që mbajti në Riga të Letonisë, në konferencën për siguri globale, “Pikëpamja e NATO-s drejt vitit 2030 e tutje”.

“Ne kemi kaluar një rrugë të gjatë në Ballkanin Perëndimor dhe prezencën e NATO-s aty që nga vitet e ’90-ta. Kemi ndihmuar të përfundojmë dy luftëra etnike atë në Bosnjë Hercegovinë dhe më vonë atë në Kosovë e Serbi. Kemi prezencë domethënëse në Kosovë nëpërmjet KFOR-it dhe po ashtu në Bosnjë”.

Jemi të shqetësuar për rritjen e tensioneve, prandaj e mirëpresim që NATO dhe Bashkimi Evropian po punojnë për së afërmi në rajon sikur në Kosovë, por edhe në Bosnje Hercegovinë. Jemi të shqetësuar me retorikën e ndezëse të Milorad Dodik në Republika Srpska, mbështesim krejt angazhimet për të ulur tensionet dhe të vazhdojmë të ndihmojmë në rritjen e kapaciteteve për Bosnjën”, tha Stoltenberg.

Please follow and like us: