Alfons Zeneli: PEISAZH NE QYTET
Sikur të merrja frymë prej heshtjes që fshihet nën ujë
ose brenda një alge të vdisja si frymë pak e nga pak
dhe pastaj tevona, unë- hija, klithmë prej zogu
të shkruhesha nëpër qiellin e mugët si ky varg.
Sikur të isha ai kalimtari gri dhe i vetmuar
pranë barkës pa pengje që si mendim po tretet
do e braktisja k`të qytet të nëmur prej vetvetes
me gjithë fanarët, dritaret, baret dhe netët.
Sikur të isha lumi
që nuk i mbyt të vetët.
Please follow and like us: