THE NEW YORK HERALD, 1932/SHBA NDIHMON SHQIPËRINË NË LUFTËN KUNDËR MALARIES
Nga Aurenc Bebja*, Francë – 4 Dhjetor 2021
“The New York Herald” ka botuar, të premten e 24 qershorit 1932, në faqen n°2, një shkrim në lidhje me ndihmën e amerikanëve në luftën kundër malaries në Shqipëri, të cilin Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar:
SHBA ndihmon Shqipërinë në luftën kundër malaries
(Nga The Herald dhe Herald Tribune Bureau) Vjenë. — Amerikanët po ndihmojnë për të çliruar Shqipërinë nga malaria. Sipas një raporti nga Tirana, lufta kundër sëmundjes është riorganizuar dhe ka marrë një bazë më të gjerë.
Një komision i Institutit Amerikan Rockefeller, i kryesuar nga zoti Raket, ka ngritur një stacion qendror për asgjësimin e mushkonjave në të gjithë vendin. Të gjitha ujërat e ndenjura të njohura ose të dyshuara si vende shumimi të insekteve ose drenohen (kullohen) ose bëhen të padëmshme. Në kopshtet dhe oborret e Tiranës dhe rrethinave nuk lejohen pishina (rezerva uji). Si rezultat i parë, rastet e malaries kanë rënë me 25 për qind.