Odise Kote: TI NUK IA MBATH DOT
Ti nuk ia mbath, nuk ikën dot prej fatit tënd,
Fuqi e ambicies, fluturon përmbi retë – pezull.
Dëshirë e pakryer që lumin e than, e tremb.
Nëse shet ëndrrën tënde, çtë mbetet gjë tjetēr?
Gjenitë e kanë një problem, që e quajnë nxitim.
Nëse shet ëndrrën tënde, çtë mbetet gjë tjetër?
Hakmarrje mposhtjesh, kur fal dashurinë.
Ti nuk ia mbath, nuk ikën dot prej fatit të egër.
Nëse shet ëndrrën tënde, ç’të mbetet gjë tjetër?
Të presësh a t’i ngulësh sytë diellit që lind nesër?
Ti nuk ia mbath dot…
Please follow and like us: