Albspirit

Media/News/Publishing

Shaban Murati: Serbia siguron me raketa të reja ruse 4 liritë e “Ballkanit të kapur”

Agjencia shtetërore ruse e lajmeve “TASS” njoftonte në 2 dhjetor 2021 se Serbia do të blejë në Rusi komplekse të tjera të raketave të sistemeve ruse të mbrojtjes antiraketë “Pancir”. Këtë e bëri të ditur ministri i brendshëm i Serbisë, Aleksandër Vulin, pas bisedimeve në Moskë me ministrin e mbrojtjes të Rusisë, Sergej Shojgu.

Vulin deklaroi në Moskë: ”Kompleksin e raketave ruse antitank “Kornet” ne e morëm. Ne morëm tanke, autoblinda dhe do të blejmë komplekse të tjera të raketave ruse “Pancir””. Serbia disponon aktualisht disa kontigjente të raketave ruse “Pancir”, por ajo do të blejë kontigjente të tjera raketash ruse. Mendohet se me blerjen e komplekseve të reja të raketave ruse të sistemit të mbrojtjes antiraketë Serbia po garanton 4 liritë e projektit paqësor serb “Ballkani i kapur”.

Pritet që Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut. si anëtarë të projektit serb të gëzohen shumë për sigurinë, që raketat ruse do t’i krijojnë “Ballkanit të kapur”.

Please follow and like us: