Albspirit

Media/News/Publishing

SIMBOLIKA E PEMËS SË KRISHTLINDJEVE DHE KURORËS SË ADVENTIT

Geron Kamberi

Në këto ditë kur sheshet e shumë qyteteve po pushtohen nga Pemët e Krishtlindjeve dhe mbi dyer e shtëpive po vendosen Kurorat e Adventit (Ardhjes së Jezu Krishtit), historia e këtyre simboleve është një mundësi të kuptojmë sesi një simbol i krishterë protestant si kjo pemë e famshme u përhap gradualisht në të gjithë botën …

ORIGJINA PROTESTANTE E PEMËS SË KRISHTLINDJEVE

Pema e Krishtlindjes është një pemë e zbukuruar, zakonisht është një bredh, pishë halor me gjelbërim të përhershëm, ose edhe një pemë artificiale me pamje të ngjashme. Pema e Krishtlindjes e ka origjinën nga Gjermania dhe kjo traditë lindi fillimisht në Livoninë  mesjetare (që është Estonia dhe Letonia e sotme) dhe më pas u përhap në Gjermani ku të krishterët protestantë gjermanë filluan të vendosin  pemë të zbukuruara në shtëpitë e tyre për të përkujtuar Krishtlindjen.  Tradita e Pemës së Krishtlindjeve më pas, gjatë gjysmës së dytë të shekullit të 19-të (1850-1900) fitoi popullaritet edhe përtej zonave luterane (protestante të Gjermanisë  dhe vendeve baltike), duke u përhapur fillimisht në klasat e larta të shoqërisë gjermane. Pema ishte zbukuruar me “trëndafila të bërë nga letra me ngjyra, mollë, xhingla, dhe ëmbëlsira”. Të krishterët e zonës së Moravisë (Çekia e sotme) filluan t’i ndriçonin pemët e Krishtlindjeve me qirinj, të cilët më pas u zëvendësuan përfundimisht me dritat e Krishtlindjes pas shpikjes së elektricitetit. Sot, ekziston një larmi e madhe zbukurimesh tradicionale dhe moderne për Pemën e Krishtlindjes, të tilla si drita, topa qelqi, xhingla, yje, shirita. Zakonisht në majë të Pemës së Krishtlindjeve vendoset një engjëll për për të përfaqësuar Engjëllin Gabriel që lajmëroi Shën Marinë, nënën e Jezu Krishtit se ishte shtatëzënë me frymën e shenjtë dhe do të lindte Jezu Krishtin, apo mund të vendoset një Yll, që përfaqëson Yllin e Betlehemit që panë 3 magjistarët dhe sipas Ungjilli te Mateut ky yll u tregoi rrugën për në lindje të Betlehemit ku mbërritën në stallën ku kishte lindur Jezu. Në Pemën e Krishtlindjeve zakonisht mund të varen edhe sende të ngrënshme të tilla si kek me xhenxhefil, çokollatë dhe ëmbëlsira të tjera që janë  të njohura dhe lidhen ose varen nga degët e pemës me shirita. Kisha Katolike i rezistoi prej shumë kohësh dhe nuk e pranoi zakonin e Pemës së Krishtlindjes që e kishte origjinën nga Kishat Luterane (Protestante) gjermane qe ishin kisha rivale me Kishën Katolike dhe vetëm në vitin 1982 në Vatikan u vendos për herë të parë Pema e Krishtlindjes. Në traditën e krishterë perëndimore, koha kur realizohet Pema e Krishtlindjes është në periudha të ndryshme, por në përgjithësi sipas traditës ajo ngrihet të Dielën e pare (6 Dhjetor) të Periudhës së Adventit apo siç njihet Periudha në pritje të Ardhjes së Jezu Krishtit  (1 Dhjetor – 24 Dhjetor)  ose pema mund të vendoset edhe në prag të Krishtlindjeve (mes datave 20-24 Dhjetor).

SIMBOLIKA E PEMËS SË KRISHTLINDJEVE DHE ZBUKURIMET E RRUMBULLAKËTA SI MOLLË

Legjenda më e hershme e origjinës së një bredhi që bëhet një simbol i krishterë daton që nga viti 723 pas Krishtit, ku përmendet Shën Bonifacin teksa po ungjillizonte Gjermaninë. Thuhet se në një mbledhje pagane në Geismar ku një grup njerëzish që vallëzonin nën një lis të zbukuruar ishin gati të flijonin një foshnjë në emrin e Thor, Shën Boniface mori një sëpatë dhe thirri emrin e Jezusit. Me një goditje, për habinë e të gjithë turmës ai arriti të priste të gjithë lisin për habinë e turmës. Pas pemës së rënë ishte një bredh. Bonifaci tha, “le të jetë kjo pemë simboli i Zotit të vërtetë, gjethet e saj janë gjithnjë të gjelbërta dhe nuk do të vdesin”. Halat e pemës tregonin nga qielli dhe atje ishte formuar trekëndëshi për të përfaqësuar Trininë e Shenjtë. Burimet historike tregojnë se Pema e Krishtlindjes u përdor  për herë të pare nga besimtarët lutheranë gjermanë (besimtarë të fesë protestante) në shekullin e 16-të, ku një Pemë Krishtlindje ishte vendosur në Katedralen e Strasburgut në vitin 1539, nën udhëheqjen e Reformatorit Protestant, Martin Bucer. Në Shtetet e Bashkuara, këta “Luteranë Gjermanë sollën me vete traditën e Pemës së Krishtlindjes së zbukuruar, ndërsa Moravianët *(çekët) vendosën qirinj të ndezur në ato pemë”. Kur zbukurojnë pemën e Krishtlindjes, shumë individë vendosin një yll në majë të pemës që simbolizon Yllin e Betlehemit. Ndërkohë në shekullin e 19-të, u bë traditë që njerëzit që të përdorin gjithashtu një engjëll për ta vendosur në majë të  Pemës së  Krishtlindjes si zbukurim në mënyrë që të simbolizonin Engjëjt  të përmendur në tregimet e Dhjatës së Re (tek Ungjilli  sipas Lukës e Ungjilli sipas Mateut) ku flitet për Lindjen e Jezu Krishtit. Pema e Krishtlindjeve e ka origjinën në periudhën e Rilindjes në Gjermani. Origjina e saj është në shekullin e 16-të dhe ndonjëherë lidhet me reformatorin e krishterë të fesë protestante Martin Lutherin, i cili thuhet se së pari shtoi qirinj të ndezur në një pemë me gjelbërim të përhershëm. Paraqitja më e hershme që njihet deri më tani e Pemës së Krishtlindjeve dhe që daton praninë e saj mes besimtarëve të krishterë është vërejtur në vitin 1576  në gurin e murit të jashtëm  një shtëpie private ku është  gdhendur një pemë krishtlindjesh. Ajo është gjendur në një shtëpi private në Turckheim, në zonën e Alzasës që atëherë ishte pjesë e Gjermanisë, ndërsa sot ky qytet i përket Francës si pjesë e krahinës së Alzasë–Lorenës. Simbolika e Pemëve moderne të Krishtlindjeve kanë qenë e lidhur me “Pemën e Parajsës” që ishte pjesë e shfaqjeve misterioze mesjetare që zhvilloheshin me datë 24 Dhjetor dhe që vende të ndryshme përkujtonin si Ditën e Emrit të Adamit dhe Evës. Personazhet biblike të Kopshtit të Edenit  u dëbuan nga Parajsa dhe u dënuan me heqjen e pavdekësisë pasi Adami nën nxitjen e Evës hëngri frutin e ndaluar (mollën) nga Pema e Parajsës. Kur zhvilloheshin shfaqje të tilla në Mesjetë për të përkujtuar Ditën e emrit të Adamës e Evës që ishte 24 Dhjetori paraqitej, një pemë e zbukuruar me mollë (për të përfaqësuar frutin e ndaluar) dhe zhvillohej Mesha (për të përfaqësuar Eukaristinë dhe shëlbimin). Ashtu si djepi i Krishtlindjes (apo presepio), Pema e Parajsës apo siç do të njihej më vonë Pema e Krishtlindjes u vendos më vonë në shtëpitë e besimtarëve të krishterë. Mollët që dikur vendoseshin në këtë pemë u zëvendësuan nga objekte të rrumbullakëta, siç janë topat me shkëlqim të kuq. Në fund të Mesjetës, kemi një dokument të shkruar që mund të konsiderohet referenca më e vjetër e shkruar për Pemën e Krishtlindjeve që lidhet  me Regjimentin e Urdhrit të Murgjërve Cisterianë në shekullin e 15-të, në Alcobaça, Portugali “Shënim se si të vendosni degën e Krishtlindjes: Në prag të Krishtlindjes, do të kërkoni një degë të madhe me dafinë të gjelbër dhe do të korrni shumë portokallë të kuq dhe do t’i vendosni në degët e dafinës  posaçërisht siç i keni parë dhe në çdo portokall do të vendosni një qiri dhe do ta varni degën me një litar në shtizë, e cila do të jetë pranë qiriut të altarit”. Ndërkohë ka patur një diskutim lidhur me zakonet antike parakristiane që e kishin Pemën (Bredhin) si një simbol të shenjtë dhe traditës së besimtarëve të krishterë në Gjermani të shek XVI që filluan të përdorin Pemën e Krishtlindjes si simbol feste. Në fillim pati një rezistencë nga besimtarët katolikë e ortodoksë për përdorimin e Pemës së Krishtlindjes si simbol i festës pasi kjo vinte për shkak se kjo ide vinte nga Gjermania luteriane dhe protestante që ishin dy lëvizje brenda kristianizmit që ishin kundërvënë katolicizmit. Burime të tjera arkivore kanë dëshmuar  një lidhje midis simbolikës së Pemëve të dokumentuara të Krishtlindjeve në zonën e atëhershme gjermane të Alzasës rreth vitit 1600 dhe pemëve që kanë qenë përdorur nga traditat para-kristiane. Për shembull, sipas Enciklopedisë Britanike, “Përdorimi i pemëve, kurorave dhe kurorave me gjelbërim të përjetshëm për të simbolizuar jetën e përjetshme ishte një zakon i egjiptianëve të lashtë, kinezëve dhe hebrenjve, vikingëve dhe druidëve (priftërinj keltë)”. Adhurimi i pemëve ishte i zakonshëm midis europianëve paganë dhe ky zakon  mbijetoi mes tyre edhe pas konvertimit të e tyre në Krishtërim. Vendet Skandinave e kishin zakon të zbukuronin shtëpitë dhe hambaret gjatë Vitit të Ri duke vendosur në to pemë me gjelbërim të përhershëm për të trembur djallin dhe për t’u ulur zogjtë gjatë kohës së Krishtlindjes. Ndërkohë gjatë zhvillimit  të  Festivalit Romak të Saturnalias që bëhej në mes të dimrit (15-25 Dhjetor ), shtëpitë zbukuroheshin me kurora me bimë me gjelbërim të përhershëm, ku kishte edhe  zakone e tradita të tjera që tani lidhen me Krishtlindjet. Gjithashtu Vikingët dhe Saksonët adhuronin pemët. Historia e Shën Bonifacit duke prerë lisin e Donarit ilustron praktikat pagane në shekullin e 8 midis gjermanëve. Një version i mëvonshëm popullor i historisë shton detajet që një pemë me gjelbërim të përhershëm u rrit në vend të lisit të prerë, duke u treguar atyre se si forma e saj trekëndore i kujton njerëzimit Trininë e Shenjtë dhe qiellin.

SIMBOLI I YLLIT TË BETLEHEMIT MBI PEMËN E KRISHTLINDJEVE

Në majë të çdo pemë krishtlindje vendoset si zbukurim një yll simbollik që është Ylli i Betlehemit. Ylli i Betlehemit, ose Ylli i Krishtlindjes, është një simbol që përmendet   në historinë e lindjes së Krishtit tek Ungjilli sipas Mateut, ku “burrat e mençur nga Lindja” (Magët) frymëzohen nga ylli për të udhëtuar në Jerusalem. Atje takojnë mbretin Herod të Judesë dhe e pyesin: Ku është Mbreti i Judenjve Ai që ka lindur? Sepse ne kemi parë yllin e Tij në Lindje dhe kemi ardhur për ta adhuruar Atë ( me këto fjalë ata nënkuptonin lindjen e Jezu Krishtit). Mbreti Herod i Judesë pasi dëgjoi këto fjalë nga Magët thërriti së bashku skribët dhe priftërinjtë e tij, të cilët, e interpretuan këtë  si një profeci që një Mesia hebre do të lindte në Betlehem në jug të Jerusalemit. Duke synuar fshehurazi që ta gjente dhe vriste Mesian (Jezu Krishtin) për të ruajtur mbretërinë e tij, Herodi i fton Magët që kur të kthehen gjatë rrugës së tyre për në shtëpi, të kalojnë nga ai dhe në këtë mënyrë ai do të mësonte ku kishte lindur Jezu Krishti. Ndërkohë Ylli i çoi ata në vendlindjen e Jezusit në Betlehem, ku ata e adhurojnë dhe i japin dhurata. Më pas Magëve (Mencurve) u jepet një paralajmërim hyjnor që të mos kthehen te Herodi, kështu që ata kthehen në shtëpi nga një rrugë tjetër. Shumë të krishterë besojnë se ylli ishte një shenjë e mrekullueshme dhe besojnë së ylli përmbushi një profeci, të njohur si Profecia e Yjeve. Tema e Yllit të Betlehemit është shumë e përhapur në traditën e festimit të Krishtlindjeve, por vizita e Magëve në krishtërimin perëndimor festohet tradicionalisht në Epifaninë (6 janar) në krishterimin perëndimor.

PEMËT E KRISHTLINDJEVE NË VENDE TË TJERA TË KRISHTERA

Ndërkohë besimtarët e krishterë të shtetit të Gjeorgjisë kanë pemën e tyre tradicionale të Krishtlindjes të quajtur Chichilaki, që është e bërë nga degë të thara lajthie ose arre që janë bërë bashkë  për të formuar një pemë të vogël halore. Këto zbukurime me ngjyrë të zbehtë ndryshojnë në lartësi nga 20 cm (7,9 in) në 3 metra (9,8 metra). Pemët e Krishtlindjeve Chichilakis janë më të zakonshmet në rajonet Guria dhe Samegrelo të Gjeorgjisë pranë Detit të Zi, por ato gjithashtu mund të gjenden në disa zone rreth kryeqytetit të Tbilisi. Gjeorgjianët besojnë se Chichilaki i ngjan mjekrës së famshme të shenjtorit të tyre Shën Vasilit të Madh, sepse Kisha Ortodokse Lindore e përkujton Shën Vasilin në 1 Janar. Ndërkohë në Poloni që është një vend me tradita të forta të besimit katolik ekziston një traditë popullore që daton që nga një zakon i vjetër pagan parakristian që lidhet me vendosjen në tavan të një dege bredhi ose pishe të quajtur podłaźniczka, gjatë kohës së zhvillimit të Festivalit Dimëror Koliada. Degët ishin zbukuruar me mollë, arra dhe yje të bëra me kashtë. Në kohët më të fundit, dekorimet përfshinin gjithashtu edhe letra të prera me ngjyra (wycinanki), biskota dhe frutat e Krishtlindjeve. Sipas besimeve të vjetra pagane, fuqitë e degës së bredhit apo të pishës ishin të lidhura me idenë se ato sillnin korrje të mirë dhe begati. Ky zakon zgjati midis disa zonav rurale në Poloni deri në fillim të shekullit 20, veçanërisht në rajonet e Polonisë së Vogël dhe Silesisë së Epërme.  Më shpesh këto degë të gjelbra pemësh vareshin mbi tryezën e Darkës gjatë Vigilias (data e 24 Dhjetorit) apo darka në prag të Krishtlindjes. Duke filluar nga mesi i shekullit të 19-të, kjo traditë me kalimin e kohës u zëvendësua pothuajse plotësisht nga tradita gjermane zbukurimit të një Peme  Krishtlindje. Ky zakon i vjetër u ringjall pjesërisht në vitet 1970 dhe ende vazhdon në disa shtëpi në zonat rurale të Polonisë. Në shumë vizatime e piktura të shek XIX kishte pasqyrime të Pemës së Krishtlindjes sic ishte psh piktura e vitit 1892 Vajza me pemën e Krishtlindjes, nga autoro nga Franz Skarbina (1849–1910) Ndërkohë tradita e vendosjes së Pemëve të zbukuruara gjatë dimrit mund të shihet edhe tek festimet e Krishtlindjeve në esnafët e epokës së Rilindjes në Gjermaninë Veriore dhe Livonia (Estonia dhe Letonia e sotme). Dëshmia e parë e pemëve të zbukuruara që lidhen me Ditën e Krishtlindjes janë pemët në Qendrat e Gildeve ( Esnafaëve) Guildhals që ishin  të zbukuruara me ëmbëlsira dhe shijoheshin nga nxënësit dhe fëmijët. Në Livonia (Estonia dhe Letonia e sotme), në vitet 1441, 1442, 1510 dhe 1514, Gildet (Esnafët) e Blackheads ngritën një pemë gjatë pushimeve në shtëpitë e tyre të Reval (tani Talin) dhe Riga. Natën e fundit të kremtimeve të festës, pema dërgohej  në Sheshin e Bashkisë, ku anëtarët e gildeve (esnafëve) vallëzonin rreth saj. Ndërkohë një kronikë e gildeve (esnafëve) të Bremenit (Gjermani) e vitit 1570 raporton se një pemë e vogël e zbukuruar me “mollë, arra, hurma, dhe lule letre” u ngrit në shtëpinë e esnafit për fëmijët e anëtarëve të esnafit, të cilët mblidheshin të shijonin ëmbëlsirat në ditën e Krishtlindjes. Në 1584, pastori dhe kronisti Balthasar Russow në Chronica der Provinz Lyfflandt (1584) shkroi për një traditë  të vendosjes së një bredhi të zbukuruar në sheshin e tregut, ku të rinjtë “shkonin me një tufë vajzash dhe grash, së pari këndonin dhe vallëzonin atje dhe pastaj vendosin  pemën të digjet”. Pas Reformës Protestante, dhe krijimit të fesë protestante si kundërvënie ndaj katolicizimit, pemë të tilla filluan të shihen në shtëpitë e familjeve të besimtarëve Protestantë të klasave së lartë të shoqërisë gjermane ashtu siç ishte Skena e Lindjes së Krishtit (Presepia) tek besimtarët katolikë  Ky kalim i Pemës së Krishtlindjes nga salla e gildeve (esnafit) shoqatës së zanatcijnve të ndryshëm në qyttetet protestante të Gjermanisë tek shtëpitë e familjeve  gjermane solli si rrjedhojë një traditë të re të festimit të Krishtlindjeve që u zhvillua në shekujt 18 e 19. Në fillim të shekullit të 18-të, ky zakon i Pemës së Krishtlindjes u bë i zakonshëm në qytetet e Rheinlandit të sipërm në Gjermani,  por ky zakon  ai nuk ishte përhapur ende në zonat rurale. Përgjatë Rinit të poshtëm, në Gjermani, një zonë me shumicë katolike romake, Pema e Krishtlindjeve u konsiderua kryesisht si një traditë e zakon i besimtarëve protestantë. Si rezultat, kjo traditë mbeti e kufizuar në Rheinlandin e sipërm për një periudhë relativisht të gjatë kohore. Ky zakon e traditë në festimin e Krishtlindjes përmes ngritjes së Pemës së Krishtlindjeve  filloi të përhapet e të pranohet gjerësisht si një traditë e re rreth vitit 1815  me anë të zyrtarëve Prusianë që që emigruan në këto zona  pas Kongresit të Vjenës (1815). Në shekullin e 19-të, Pema e Krishtlindjes u pa si shprehje e kulturës gjermane dhe e Gemütlichkeit. Një faktor vendimtar që ndikoi për të përhapur popullaritetin e Pemës së Krishtlindjeve si një traditë e re për festimin e festës së Krishtlindjeve ishte vendimi i ushtrisë gjermane për të vendosur pemët e Krishtlindjeve në kazermat e saj dhe spitalet ushtarake gjatë Luftës Franko-Prusiane (1870). Vetëm në fillim të shekullit të 20-të, pemët e Krishtlindjeve u shfaqën brenda kishave, këtë herë në një formë të re të ndriçuar me shkëlqim.

TRADITA E PEMËS SË KRISHTLINDJEVE NGA KISHA NË SHTËPI

Në fillim të shekullit të 19-të, tradita e Pemës së Kristhlindjeve u bë i njohur në mesin e fisnikërisë gjermane e europiane dhe u përhap deri në Rusi. Princesha Henrietta e Nassau-Weilburg e familjes mbretërore Austo-Hungareze e paraqiti për herë të parën Pemën e Krishtlindjes në Vjenë në vitin 1816 dhe kjo tradite u përhap në të gjithë Austrinë në vitet në vijim. Në Francë, pema e parë e Krishtlindjes u prezantua në vitin 1840 nga dukesha d’Orléans. Në Danimarkë një gazetë daneze pretendon se Pema e parë e Krishtlindjes u paraqit ne vitin në 1808 nga kontesha Wilhemine e Holsteinborg. Ishte kontesha e moshuar që i tregoi historinë e pemës së parë daneze të Krishtlindjeve shkrimtarit danez Hans Christian Andersen në 1865. Ai kishte botuar një përrallë të quajtur Bredhi në 1844, duke treguar fatin e një bredhi që përdorej si një Pema e Krishtlindjes. Megjithëse në Britani ishte krijuar prej kohësh tradita e dekorimit të kishave dhe shtëpive me gjelbërim të përhershëm zakoni i zbukurimit të një peme të tërë të vogël ishte i panjohur në Britani deri dy shekuj më parë. Në kohën e bashkimit personal me Hanoverin, gruaja e mbretit anglez George III e lindur në Gjermani, Charlotte e Mecklenburg-Strelitz, prezantoi një Pemë të Krishtlindjes në një mbrëmje feste që ajo dha për fëmijët në vitin 1800. Por kjo traditë fillimisht nuk u përhap përtej familjes mbretërore.  Mbretëresha angleze Viktoria si fëmijë që ishte në atë periudhë kishte krijuar familjaritet me këtë traditë dhe në dhomën e saj vendoste një pemë çdo Krishtlindje . Në ditarin e saj për prag të Krishtlindjeve 1832, princesha e kënaqur 13-vjeçare shkruante: Pas darkës… më pas hymë në dhomën e vizatimeve afër dhomës së ngrënies… Kishte dy tavolina të rrumbullakëta në të cilat ishin vendosur dy pemë të varura me drita dhe zbukurime sheqeri. Të gjitha dhuratat ishin vendosur rreth pemëve… Pas martesës së mbretëreshës Victoria me kushëririn e saj gjerman Princin Albert, deri në vitin 1841 zakoni i vendosjes së Pemës së Krishtlindjeve u bë edhe më i përhapur në Angli pasi familjet më të pasura të klasës së mesme angleze filluan të ndjekin këtë traditë. Në vitin 1842, një gazetë angleze botoi një artikull për Pemët e Krishtlindjeve ku sqaron origjinën e saj gjermane, fëmijët dhe dhënien e dhuratave. Një libër i ilustruar, Pema e Krishtlindjes, që u botua në Dhjetor 1844  përshkruan në detaje përdorimin dhe origjinën e tyre.  Në 1847 Princi Albert. burri i mbretëreshës angleze Viktoria shkruajti: “Tani duhet të kërkoj tek fëmijët  të bëjn ë atë që unë dhe vëllaim im Ernesti bënim dikur , të asaj që ndiejmë dhe mendonim dhe kënaqësia e tyre me Pemët e Krishtlindjeve nuk  do të jetë më  pak sec ishte kënaqësia jonë në atë periudhë”. Traditës gjermane të Pemës së Krishtlindjeve në Angli iu dha një nxitje në vitin 1848  kur gazeta  The Illustrated London News, botoi një raport të marrë nga gazeta të tjera, ku  përshkruante në detaje Pemët e Krishtlindjeve në Kështjellën Windsor Castle dhe tregonte në kopertinën e saj Pemën kryesore të Krishtlindjeve të rrethuar nga familja mbretërore. Për më pak se dhjetë vjet, përdorimi i Pemës së Krishtlindjes në shtëpitë angleze filloi të përhapej më gjerësisht ndryshe nga Gjermania ku çdo shtëpi kishte një Pemë Krishtlindje ndërsa në Britani Pemën e Krishtlindjeve e pëdorin vetëm familjet e pasuara dhe të romantikët. Përdorimi i Pemëve të Krishtlindjes në Angli gjatë argëtimeve publike, pazareve, festave të bamirësise  dhe në spitale i bëri ato gjithnjë e më të njohura dhe në 1906 u krijua posaçërisht një organizatë bamirësie për të siguruar që edhe fëmijët në lagjet e varfëra të Londrës “të cilët nuk kishin parë kurrë një pemë të Krishtlindjes” ta gëzonin një të tillë atë vit. Ndjenjat anti-gjermane pas Luftës së Parë Botërore e pakësuan pak popullaritetin e Pemëve të Krishtlindjes, por efekti ishte jetëshkurtër dhe nga mesi i viteve 1920 përdorimi i Pemëve të Krishtlindjeve u përhap si traditë në të gjitha shtresat e klasat sociale të Britanisë. Në vitin 1933 një kufizim në importimin e pemëve të huaja për Krishtlindje çoi në “rritjen e shpejtë të një industrie të re” pasi rritja e pemëve të Krishtlindjeve brenda Britanisë u bë një aktivitet tregtar fitimprurës  për shkak të kërkesvae të mëdha. Deri në vitin 2020 numri i Pemëve të Krishtlindjeve të rritura në Britani për tregun e Krishtlindjeve është afërsisht 10 milionë dhe shfaqja e tyre në shtëpi, dyqane dhe hapësira publike është një pjesë normale e sezonit të Krishtlindjeve.

TRADITA E PEMËS SË KRISHTLINDJEVE NË AMERIKËN E VERIUT

Tradita e Pemës së Krishtlindjeve në Ameriën e Veriut ka traditë të hershme. Kjo traditë u prezantua në Amerikën e Veriut në dimrin e 1781 nga ushtarët Hessianë (gjermanë) që ishin vendosur në Provincën e Québec (1763–1791) për të mbrojtur  koloninë franceze të Quebekut ndaj sulmit amerikan. Gjenerali Friedrich Adolf Riedesel dhe gruaja e tij, baronesha von Riedesel, mbajtën një mbrëmje Krishtlindjesh për oficerët në Sorel, Quebec, duke i kënaqur mysafirët e tyre me një bredh të zbukuruar me qirinj dhe fruta. Pema e Krishtlindjes u bë shumë e zakonshme në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në fillim të shekullit XIX. Imazhi i parë i një Peme të Krishtlindjes në SHBA u botua në 1836 si ballina e Dhuratës së Të huajit nga Hermann Bokum. Përmendja e parë e pemës së Krishtlindjes në letërsinë amerikane ishte në një histori në botimin e vitit 1836 të The Token and Atlantic Souvenir, me titull “Dita e Vitit të Ri”, nga Catherine Maria Sedgwick, ku ajo tregon historinë e një shërbyese gjermane që dekoronte Pemën e Krishtlindjeve të zonjës së saj. Gjithashtu, një foto e familjes Mbretërore Britanike me pemën e tyre të Krishtlindjes në Kështjellën Windsor  u botua, fillimisht në The Illustrated London News Dhjetor 1848 dhe kjo u kopjua në Shtetet e Bashkuara në Krishtlindjet e vitit 1850, përmes  Librit të Zojës së Godey. Godey e kopjoi atë saktësisht, përveç faktit që hoqi diademën (kurorën mbretërore) të Mbretëreshës dhe mustaqet e Princit Albert, për ta përshtatur foton me një skenë amerikane. Imazhi i ribotuar i Godey u bë fotografia e parë ku shfaqej një Pemë Krishtlindje me gjelbërim të përhershëm të zbukuruar në Amerikë. Historiani i artit Ann Marling e quajti Princin Albert dhe Mbretëresha Victoria, së bashku me Pemën e tyre të, “pema e parë me ndikim e Krishtlindjeve Amerikane”. Historiani i kulturës popullore Alfred Lewis Shoemaker thotë, “Në të gjithë Amerikën nuk kishte asnjë media më të rëndësishme në përhapjen e pemës së Krishtlindjes në dekadën 1850–60 sesa Libri i Zojës së Godey”. Imazhi u ribotua në vitet 1860 dhe nga vitet 1870, vendosja e një Peme Krishtlindje u bë diçka e zakonshme në Amerikë. Disa qytete në Shtetet e Bashkuara që kanë lidhje me emigrantët gjermanë që kanë emigruan në SHBA pretendojnë se shfaqja e Pemës së Krishtlindjeve është më e hershme se në vitin 1870. Kështu psh qyteti Windsor Locks, Connecticut, pretendon se një ushtar Hessian vendosi një pemë të Krishtlindjes në 1777, ndërsa ishte i burgosur në Shtëpinë e Noden-Reed në këtë qytet dhe “Pema e parë e Krishtlindjeve në Amerikë” pretendohet gjithashtu nga qyteti Easton, Pennsylvania, ku kolonët gjermanë bënë një Pemë të Krishtlindjes në vitin 1816. Në ditarin e tij, Matthew Zahm nga Lancaster, Pennsylvania, pohon se ka regjistruar përdorimin e një Peme të Krishtlindjes në vitin 1821, duke e çuar Lancasterin si qyteti që pretendon se ka përdorur per herë të parë Pemën e Krishtlindjeve në SHBA. Burime të tjera e vlerësojnë Charles Follen, një emigrant gjerman në Boston, se ishte ai i pari që prezantoi në Amerikë zakonin e zbukurimit të një Peme të Krishtlindjes.  Ndërkohë thuhet se August Imgard, një emigrant gjerman që jetonte në Wooster, Ohio,  se ishte a i pari që popullarizoi praktikën e zbukurimit të një peme me kallamishte. Në 1847, Imgard preu një pemë bredh i nga një pyll jashtë qytetit, mori një yll dhe e vendosi pemën në shtëpinë e tij, duke e zbukuruar me zbukurime letre, arra të praruara. Emigranti gjerman Charles Minnigerode ishte një profesor i shkencave humane në Kolegjin e William & Mary në Ëilliamsburg, Virginia, në vitin 1842, ku ai dha mësim latinisht dhe greqisht. Duke hyrë në jetën shoqërore të Virginia  Minnigerode prezantoi traditën gjermane në shtëpinë e profesorit të drejtësisë St. George Tucker lidhur me zbkurimin e një Peme me gjelbërim të përhershëm gjatë festës së Krishtlindjes duke u bërë kështu një nga shumë individët që ndikuan që Amerika ta ndiqte këtë traditë që vinte nga vendet gjermanike. Një artikull i vitit 1853 mbi zakonet e festimit të Krishtlindjeve në Pensilvani i përcakton këto tradita festimi kryesisht “si gjermane me origjinë”, përfshirë Pemën e Krishtlindjes, e cila është “mbjellë në një vazo lulesh të mbushur me dhe, ndërsa degët e saj janë të mbuluara me dhurata, kryesisht ëmbëlsira për pjesëtarët më të rinj të familjes”. Artikulli bën dallimin midis zakoneve në shtete të ndryshme megjitëse pretendon se në Neë England përgjithësisht “Krishtlindjet nuk festohen shumë”, ndërsa në Pensilvani dhe New York  festohen shumë . Kur Edward H. Johnson, zv.president i Kompanisë Edison Electric Company, një paraardhës i Con Edison, krijoi në vitin 1882 pemën e parë të njohur të Krishtlindjeve të ndriçuar me drita elektike në shtëpinë e tij në New York ai u bë “Babai i Pemës së Krishtlindjve me Drita Elektrike”.

PEMA E KRISHTLINDJEVE NË VENDET ATEISTE KOMUNISTE

Nën ateizmin shtetëror të Bashkimit Sovjetik, Pema e Krishtlindjes së bashku me të gjithë festimin e festës së Krishtlindjees, u ndalua në atë vend pas Revolucionit të Tetorit, por më pas qeveria prezantoi një bredh të Vitit të Ri (Novogodnyaya Yolka) në vitin 1935 si simbol për festën e Vitit të Ri. Ky bredh u bë një ikonë plotësisht laike e festës së Vitit të Ri, ndërsa ylli në majë të bredhit nuk konsiderohej më si një simbol i Yllit të Betlehemit, por si ylli i Kuq komunist, Kjo traditë vazhdoi edhe pas rënies së BRSS, me festën e Vitit të Ri duke tejkaluar Krishtlindjet për një shumicë të gjerë të njerëzve rusë. Nën doktrinën marksiste-leniniste të ateizmit shtetëror në Bashkimin Sovjetik, pas themelimit të tij në 1917, festimet e Krishtlindjeve – së bashku me festat e tjera fetare – ishin të ndaluara si rezultat i fushatës anti-fetare Sovjetike. Lidhja e Ateistëve Militantë inkurajoi nxënësit e shkollave të bënin fushatë kundër traditave të Krishtlindjeve ku, mes tyre ishte pema e Krishtlindjes, si dhe festat e tjera të krishtera, përfshirë Pashkën; Lidhja krijoi një festë antifetare që ishte data 31 Dhjetor, festa e Vitit si një zëvendësim për festën e Krishtlindjes. Me ndalimin e pemës së Krishtlindjes në përputhje me legjislacionin anti-fetar Sovjetik, njerëzit zëvendësuan zakonin e dikurshëm të Krishtlindjes me pemët e Vitit të Ri.  Në vitin 1935 Pema e Krishtlindjes u kthye si simbol feste në BS, por tashmë si pema e Vitit të Ri dhe ajo u bë një festë laike, jo një fetare.

SI U PRANUA PEMA E KRISHTLINDJEVE SI TRADITË PROTESTANTE NGA VATIKANI

Kisha Katolike dhe Vatikani e pranoi pas gati 100 vjetësh traditën e Pemës së Krishtlindjeve pasi ajo më shumë inkurajonte besimtarët katolikë që ditën e Krishtlindjeve të bënin Skenën e Lindjes së Krishtit apo Presepen si simbol i kësaj feste sesa Pemën e Krishtlindjes. Kjo ndodhte për shkak se simboli i Pema e Krishtlindjes ishte një traditë e fesë protestante nga vendet gjermanike dhe lindja e fesë protestante në shek XVI kishte dalë si rrjedhojë e kundërvenies apo protesën ndaj fesë katolike e Vatikanit që lidhej edhe me origjiinën e saj pra “protestante. Megjithatë Papa Gjon Pali II e prezantoi për herën të parë në Vatikan traditën e Pemës së Krishtlindjes në Vatikan vetëm në vitin 1982. Që nga ky vit Pema e Krishtlindjeve e Vatikanit u  bë një pjesë integrale e festimeve të Krishtlindjeve të Vatikanit dhe në 2005 Papa Benedikti XVI me origjinë gjermane foli për të si pjesë e dekorimeve normale të Krishtlindjeve në shtëpitë e besimtarëve katolikë. Në vitin 2004, Papa Gjon Pali II e quajti pemën e Krishtlindjes si një simbol të Krishtit. Ky zakon shumë i lashtë,- tha ai, “lartëson vlerën e jetës, pasi në dimër ajo që është me gjelbërim të përjetshëm bëhet një shenjë e jetës së pavdekshme dhe u kujton të krishterëve “Pemën e Jetës” siç përmendet tek Dhjata e Vjetër tek pjesa Zanafillëa 2: 9, një imazh i Krishtit, dhurata supreme e Zotit për njerëzimin. Ndërsa në vitin 2003 Papa Gjon Pali II u shpreh për Pemën e Krishtlindjes “Pranë grazhdit, pema e Krishtlindjes, me dritat e saj vezulluese, na kujton se me lindjen e Jezusit pema e jetës ka çelur përsëri në shkretëtirën e njerëzimit. Djepi dhe pema: simbole të çmuara, të cilat japin me kohë kuptimin e vërtetë të Krishtlindjes”. Libri zyrtar i Bekimeve i Kishës Katolike ka një shërbim për bekimin e pemës së Krishtlindjes në një shtëpi. Kisha Episkopale Anglikane  në Librin e Lutjeve të Familjes Anglikane, e cila ka origjinën tek Kungimit Anglikan  nga . Rev. Catherine S. Roskam e, ka pasur prej kohësh një ritual të titulluar Bekimi i një Peme të Krishtlindjes, si dhe Bekimin e një Kremi, për përdorim në kishë dhe shtëpi. Pema e Krishtlindjes ka marrë rëndësi e domethënie  të madhe në shumë vende.

TRADITA PËR TË VENDOSUR PEMËN E KRISHTLINDJEVE NË SHESHE QYTETESH APO QENDRA TREGTARE

Që prej fillimit të shekullit të 20-të, u bë traditë edhe një zakon tjetër lidhur me Pemën e Krishtlindjeve. Shumë qytete dhe dyqane të ndryshme filluan të vendosnin në ambientet e tyre të hapur Pemën e Krishtlindjeve ku disa nga shembujt më të njohur janë Pemët e Krishtlindjeve që janë vendosur në dyqanet Macy në Atlanta të shtetit të Giorgias në SHBA një traditë që prej vitit 1948 apo Pema e Krishtlindjeve që vendoset në Qendrën Rockfeller në New York apo pema e madhe e Krishtlindjeve në Sheshin Victoria në Adelaide, në Australi. Gjatë viteve 1979-1980 në SHBA u ngrit Pema e Krishtlindjeve që ishte më e madhja dhe me më shumë zbukurime në botë. Ajo ishte një ide e pronarit të gazetës National Enquirer në Lantana  të Floridas ku kjo pemë vendosej në oborrin e godinës ku ishte kjo gazetë por pas vdekjes së themeluesit të kesaj gazeteve në fund të viteve 1980 kjo traditë nuk vazhdoi më. Në disa qytete, të SHBA organizohet një festë bamirësie e quajtur Festivali i Pemëve, në të cilën shumë pemë zbukurohen dhe shfaqen në ambiente të ndryshme. Shumë qytete në botë që vendosin Pemë Krishtlindjeve të vërteta ( prej bredhi oriogjinal në sheshet e tyre marrin masa që ato të mos jenë burim zjarri pse të mos dëmtohen nga zjarri. Pë këtë arsue ata u spërkasin këto pemë fillimisht me solucion retardant, i certifikojnë dhe i inspektojnë për masat e sigurisë kundër zjarrit. Pemet e Krishtlindjeve prej bredhi të vërteteë dhe jo artificiale janë simbol tani në shumë qytete apo qendra biznesi në të gjjthë botën si simbol i festës së Krishtlindjeve duke krijuar një nga atmosferat më mbresëlënëse gjatë ditësve të kësaj feste.

KURORA E ADVENTIT – KURORA TIPIKE E KRISHTLINDJEVE

Kurora e Adventit, ose kurora e Ardhjes së Jezu Krishti ( Lindjes së Jezu Krishtit) , është një traditë e krishterë që simbolizon kalimin e katër javëve të Ardhjes së Krishtit (Lindja e Krishtit) në kalendarin liturgjik të kishave katolike. Tradicionalisht është një praktikë e kishave luterane (protestante), megjithëse është përhapur edhe në shumë besime të tjera të krishtere. Kurora e Adventit përbëhet nga një kurorë me gjelbërim të përhershëm ku janë vendosur katër qirinj me ngjyrë të kuqe dhe ndonjëherë vendoset në qendër edhe një një qiri i pestë me ngjyrë të bardhë. Duke filluar me të Dielën e Parë të Periudhës së Adventit (1 Dhjetor-24 Dhjetor), ndezja e një qiriu mund të shoqërohet me një lexim të Biblës, kohë përkushtimi dhe lutje. Çdo të Dielë pasuese gjatë periudhës 1 Dhjetor-24 Dhjetor ndizet një qiri shtesë derisa, të Dielën e fundit të Ardhjes së Krishtit (Lindja e Krishtit) ndizen të katër qirinjtë. Disa kurora Adventi shpesh përfshijnë edhe një qiri të pestë i cili ndizet në prag të Krishtlindjes ose ditën e Krishtlindjes me datë 25 Dhjetor. Ky zakon e ka origjinën në mjediset familjare, por është përhapur edhe në adhurimin publik. Kurorat e Adventit janë në formë rrethore, përfaqësojnë dashurinë e pafund të Zotit dhe zakonisht bëhen me gjethe me gjelbërim të përhershëm, të cilat “përfaqësojnë shpresën e jetës së përjetshme të sjellë nga Jezu Krishti”. Brenda kurorës së Adventit ndodhen katër qirinj me ngjyrë të kuqe që zakonisht përfaqësojnë katër javët e Periudhës së Adventit apo të Ardhjes së Jezu Krishtit dhe nënkuptojnë se “drita e Zotit vjen në botë përmes lindjes së Jezu Krishtit” Ndërkohë të katër qirinjtë në mënyrë specifike simbolizojnë konceptet e krishtera të shpresës (java e parë), paqes (java e dytë), gëzimit (java e tretë) dhe dashurisë (java e katërt). Shumë kurora Adventi kanë të vendosur një qiri të bardhë në qendër për të simbolizuar ardhjen e Krishtit ndonjëherë i njohur si “qiriu i Krishti” dhe ky qiri ndizet në prag të Krishtlindjeve ose Ditën e Krishtlindjes me datë 25 Dhjetor . Qiriu i Krishtit është me ngjyrë të bardhë sepse kjo është ngjyra tradicionale e festës së Krishtlindjeve në traditën perëndimore. Një interpretim tjetër thotë se qiriu i parë në Kurorën e Adventit është qiriu Mesia ose Profecia (që përfaqëson profetët që parashikuan ardhjen e Jezusit), e qiriu i dytë është qiriu  Betlehem (që përfaqëson udhëtimin e Jozefit dhe Marisë), qiriu i tretë  përfaqëson barinjtë dhe gëzimin e  tyre që panë lindjen e Jezu Krishtit dhe qiriu i  katërt është qiriu i Engjëllit, që përfaqëson paqen. Në shumë kisha katolike dhe protestante, ngjyrat më të njohura për katër qirinjtë e Adventit përreth janë ngjyra vjollcë dhe trëndafili, që korrespondojnë me ngjyrat e veshjeve liturgjike për të Dielën e Ardhjes së Jezu Krishtit. Për emërtimet e Kishës së Krishterë Perëndimore, ngjyra vjollcë  është ngjyra historike liturgjike për tre nga katër të Dielat e Periudhës së  Ardhjes së Jezu Krishtit apoAdventit (1 Dhjetor-24 Dhjetor). Vjollca është ngjyra tradicionale e  pendimit ndërsa  Trëndafili është ngjyra liturgjike për të Dielën e Tretë të Ardhjes së  Jezu Krishtit apo Adventit, e njohur si e Diela Gaudete – E Diela e Gëzueshme (nga fjala latine që do të thotë “gëzohuni”, fjala e parë e introitit të kësaj të diele); është një pauzë në frymën penduese të Ardhjes. Si e tillë, qiriu  i tretë, që përfaqëson gëzimin, shpesh është me një ngjyrë tjetër nga tre të tjerët. Në kisha të tjera protestante, veçanërisht në Mbretërinë e Bashkuar, është më e zakonshme që kurorat e Adventit të kenë katër qirinj të kuq (duke reflektuar përdorimin e tyre tradicional në dekorimet e Krishtlindjeve). Në Mbretërinë e Bashkuar, katër qirinjtë e kuq që vendosen në Kurorën e Adventit shpesh janë të lidhura me leximet e Leksioneve të Përbashkëta të Rishikuara të së Dielës ku secili qiri përfaqëson ata që presin me padurim ardhjen e Krishtit: 1) shpresa e të gjithë njerëzve të Zotit (java e parë), 2) profetët e Dhiatës së Vjetër (java e dytë), 3) Gjon Pagëzori (java e tretë) dhe 4) Maria, nëna e Jezusit (java e katërt).

ÇFARË ËSHTË QIRIU I ADVENTIT

Ndërkohë përvec Kurorës së Adventit besimtarët katolikë përdorin edhe Qiriun e Adventit. Një qiri Advent është një qiri që ka të shënuar 24 vija që përkojnë me ditët e Dhjetorit deri në prag të Krishtlindjes. Zakonisht përdoret më shumë brenda ambienteve të në një familje më shumë sesa në kishë. Çdo ditë nga data 1-24 Dhjetor qiriu digjet aq sa për të shënuar ditën, dhe për të treguar kalimin e ditëve nga data 1-24 Dhjetor deri përpara Krishtlindjeve që është data 25 Dhjetor. Disa familje besimtarësh katolikë për ta përdorur këtë qiri bëjnë një zbukurim të Krishtlindjeve nga degëzat e pemëve me gjelbërim të përhershëm që përdoren gjatë Krishtlindjeve dhe vendosin qirinjtë në qendër të saj. Ndërsa të tjerët thjesht  e vendosin atë në një shandan. Zakonisht qiriu ndizet dhe digjet në vaktin e mbrëmjes familjare çdo ditë nga data 1-24 Dhjetor. Qirinjtë e Adventit (Ardhjes) zakonisht janë të bardhë, megjithëse përdoren edhe ngjyrat  të tjera që janë të njohura për Krishtlindjet. Tradita e Qiriut të Adventit duket se ka filluar në Gjermani, ku fëmijët tradicionalisht fusnin një qiri të vogël në një portokall të zbukuruar dhe këtë qiri e quanin Christingle. Ndërkohë tani kjo traditë është e përhapur edhe  në disa vende të tjera evropiane sic është Mbretëria e Bashkuar.

SI LINDI HISTORIA E KURORËS SË ADVENTIT

Historia e Kurorës së Krishtlindjes që vendoset në dyert e shtëpive gjatë Festës së Krishtlindjes ka një traditë të lashtë që shtrihet deri në periudhën e antikitetit .Në cdo traditë kurora përbëhet nga një shumëllojshmëri lulesh, gjethesh, frutash, degëzash ose materialesh të ndryshme që ndërtohet për të formuar një unazë. Në vendet anglishtfolëse, kurorat përdoren zakonisht si zbukurime shtëpiake, më së shpeshti si një zbukurim gjatë Adventit (Periudha e Krishtlindjeve 1-24 Dhjetor). Kurorat përdoren gjithashtu në të gjithë globin në ngjarje me karakter ceremonial në shumë kultura. Ato mund të vendosen si një rreth  përmbi  kokë, ose si një kurorë rreth qafës. Kurorat me lule kanë shumë histori dhe simbolikë që lidhen me to.Ato zakonisht përbëhen nga gjelbërimi i përhershëm dhe simbolizojnë forcën, pasi gjelbërimi i përjetshëm zgjat edhe gjatë dimrave më të ashpër.  Një element që është përdorur shumë për realizimin e kurorave ka qenë Dafina që njihen si kurora me dafinë. Duhet patur parasysh se kurorat me lule ishin një model i përdorur në Evropën Jugore që në kohërat antike. Ndërkohë ndër kurorat më të njohura janë ato të civilizimit etrusk, të bëra prej ari ose metaleve të tjerë të çmuar. Simbolet nga mitet greke shpesh shfaqen të stampuara në  skajet e kurorës të  modeleve etruske  të bëra  me  metal të çmuar. Shkrimtarët e lashtë romakë iu referuan koronave të stilit etrusk, të cilat ishin kurora me gjethet të bimëve të gjelbra që ishin të kapura në një sfond. Këto kurora i ngjanin një diademe (kurorë mbretërore), me gjethe të holla metalike që ishin të ngjitura në një brez që zbukuronte kurorën. Bimët e gjelbra në kurorat e modelit etrusk përfshijnë materiale të marrë nga gjethe lisi, ulliri, dafinë, grurë dhe gjethe hardhie. Kurorat mbaheshin mbi kokë si elementë pushteti nga sundimtarët etruskë. Simbolika e kurorave etruske vazhdoi të përdorej edhe në Greqinë e Romën e Lashtë. Në Romën e lashtë magjistratët Romakë gjithashtu vinin kurora të arta mbi kokë si një dëshmi simbolike për prejardhjen e tyre nga sundimtarët e hershëm etruskë të Romës.Magjistratët Romakë gjithashtu përdornin edhe disa simbole të tjera të shquara Etruske përveç një kurore të artë sic ishin fashiot. Duhet theksuar se në botën greko-romake, kurora u përdor si një zbukurim që përfaqësonte profesionin, gradën, arritjet dhe statusin e një personi dhe kurora që përdorej zakonisht më shumë  ishte kurora e bërë me gjethe dafine. Përdorimi i kësaj kurore vjen nga miti grek që lidhet me Apollonin, djalin e Zeusit dhe Perëndinë e jetës dhe dritës, i cili ra në dashuri me nimfën Dafni. Kur Apolloni e ndoqi, ajo iku dhe i kërkoi Perëndisë së Lumit Peneus ta ndihmonte dhe Peneu e shndërroi atë në një pemë dafine. Që nga ajo ditë, Apolloni mbante një kurorë me gjethe dafine në kokë. Kurora me gjethe dafine u shoqërua me atë që mishëronte Apolloni; fitoren, arritjen dhe statusin e personit që e mbante mbi kokë çka  më vonë do të bëhej një nga simbolet më të përdorura për të adresuar arritjet në të gjithë Greqinë dhe Romën e lashtë. Kurorat me gjethe dafine u përdorën për të kurorëzuar atletë fitimtarë në Lojërat Olimpike origjinale dhe ende mbahen në Itali nga studentë të universitetit që sapo u diplomuan. Llojet e tjera të bimëve të përdorura për të bërë kurora gjithashtu kishin kuptim simbolik. Për shembull, gjethet e lisit simbolizonin mençurinë dhe lidheshin me Zeusin, i cili sipas mitologjisë Greke i merrte vendimet ndërsa pushonte në një korije lisi. Ndërkohë Dymbëdhjetë Tabelat, që datojnë nga viti 450 para Krishtit, i referohen kurorave të varrimit si një traditë e kahershme, ndërsa Kurorat me gjethe ulliri ishte çmimi për fituesin në Lojërat Olimpike të antiketit. Një aspekt tjetër i kurorave ishin Kurorat e të korrurave (me degë apo kallëza gruri),  një zbukurim i zakonshëm  nëpër shtëpi që ishte  një zakon që kishtë  rrënjë të lashta në Evropë. Realizimi i Kurorave të korrurave në Evropë ka lindur që nga kohërat antike dhe lidhet me besimet animiste. Në Greqinë e Lashtë, kurora e korrjes ishte një rrethore e shenjtë që bëhej duke përdorur grurë ose bimë të tjera të korrura që endeshin së bashku me fije leshi të kuqe dhe të bardhë. Kurora e korrjes varej në derën e shtëpisë gjatë gjithë vitit dhe ato ishin një simbol i rëndësishëm për komunitetin në Greqinë e Lashtë, jo thjesht për fermerin dhe familjen e tij. Festivalet kushtuar Dionisit, Oschophoria dhe Anthesteria, përfshinin një procesion ritual të quajtur eiresîonê ku një kurorë me bimë të korrura mbartej në Pianopsia dhe Thargelia nga djem të rinj, të cilët këndonin gjatë udhëtimit. Kurora  do të varej në derë dhe më pas do të bëheshin oferta për Heliosin (Diellin) dhe Orët duke shpresuar që ky ritual të sillte mbrojtje kundër dështimit të të korrave dhe murtajave. Ndërkohë kurora e të korrurave ishte një traditë e hershme edhe në Poloni, ku kurora e korrjes quhej në gjithën polake wieniec është një simbol qendror i Festivalit të të Korrurave në Poloni që emertohet Dozynki. Në këtë festival  kurorat bëhen me forma dhe madhësi të ndryshme, duke përdorur bimë drithërash të korrura, fruta dhe arra. Kurora më pas sillet në një kishë për bekim nga një prift, ndërkohë që tradita polake përfshin një procesion në shtëpinë e familjes nga kisha, me një vajzë apo grua të re që udhëheq procesionin dhe mban kurorën dhe më pas procesioni pasohet nga një festë. Edhe Ukraina, Hungaria dhe kulturat e tjera të Evropës Lindore gjithashtu kanë rituale të ngjashme që kanë filluar si pjesë e kulturës parakristiane. Ndërsa në fenë e krishterë (katolike & ortodokse) kurorat përdoren për të festuar Adventin (Sezonin e Ardhjes së Jezu Krishtit 1 Dhjetor – 24 Dhjetor) si parapërgatitje për festen e sezonit të Krishtlindjeve dhe Epifanine qe vjen me pas (Christmastide dhe Epiphanytide), si dhe për të festuar keto dy sezone liturgjike. Këto kurora të bëra me bimë që kanë gjelbërim të përhershëm së bashku me zbukurimet e Pemës së Krishtlindjes, vendosen në dyert e shtëpive dhe te pema e Krishtlindjes të Dielën e parë të Adventit (Sezonin e Ardhjes së Jezu Krishtit 1 Dhjetor – 24 Dhjetor), që është nga data 1-6 Dhjetor dhe ky zakon nganjëherë bëhet liturgjikisht, përmes një meshe ku zhvillohet ceremonia e varjes së zarzavateve në Pemën e Krishtlindjes si simboli jetës dhe gjallërisë. Kurora e Adventit u përdor për herë të parë nga  besimtarët luteranë (feja protestante) në Gjermani në shekullin e 16-të, ndërsa në vitin 1839, prifti Lutheran Johann Hinrich Wichern përdori një kurorë të bërë nga një rrotë karroce për të edukuar fëmijët lidhur me kuptimin dhe qëllimin e Krishtlindjeve, , duke dhënë kështu versionin modern të kurorës Adventit. Për çdo të Dielë  nga data 1-24 Dhjetor të Adventit  apo sic njohet ndryshe Sezoni i Ardhjes së Jezu Krishtit 1 Dhjetor – 24 Dhjetor, ai vendoste një qiri të bardhë në kurorë dhe  çdo ditë në mes të tij ai do të përdorte një qiri të kuq.  Të gjitha kurorat e Adventit, si rregull  kanë katër qirinj  që përkojnë me  katër javët deri në ditën e Krishtlindjes ( 1-24 Dhjetor) dhe shumë prej tyre kanë një qiri të bardhë në qendër, qiriun e Krishtit, i cili ndizet në Ditën e Krishtlindje. Gjatë Festës së Krishtlindjeve besimtarët e krishterë përdorin dy lloj kurorash , njëra është  Kurora e Adventit  që bëhet nga degë të gjelbra pishë ose bredhi dhe ku  çdo të Dielë  nga data 1-24 Dhjetor të Adventit  apo sic njihet ndryshe Sezoni i Ardhjes së Jezu Krishtit 1 Dhjetor – 24 Dhjetor ,vendoset  një qiri të bardhë në kurorë dhe  çdo ditë në mes të tij  do të përdoret një qiri i kuq.  Të gjitha kurorat e Adventit, si rregull  kanë katër qirinj  që përkojnë me  katër javët deri në ditën e Krishtlindjes ( 1-24 Dhjetor) dhe shumë prej tyre kanë një qiri të bardhë në qendër, qiriun e Krishtit, i cili ndizet në Ditën e Krishtlindjes .Ndërsa Kurora e Krishtlindjes bëhet vetëm me degë  të gjelbra pishë ose bredhi që kanë gjelbërim të përhershëm si simbol i përjetësisë për të përfaqësuar jetën e përjetshme të sjellë përmes Jezusit dhe forma rrethore e kurorës përfaqëson Zotin, pa fillim dhe pa mbarim. Të dyja këto lloje kurorash janë simbol i Festës së Krishtlindjeve për besimtarët e krishterë. Ndërsa Kurorat e Adventit vendosen zakonisht në stenda ose tavolina, ndërsa kurorat e Krishtlindjeve shpesh varen në dyert e shtëpive ose në mure.  Në kuadër së Festës së Adventit  apo sic njihet ndryshe Sezoni i Ardhjes së Jezu Krishtit 1 Dhjetor – 24 Dhjetor, Kisha kaolike kremton edhe Ditën e Shën Lusit, që ka një lidhje me origjinën e Kurorës së  Adventit. Në këtë ditë përkujtohet Shën Lucit, që  thuhet se solli  ushqim dhe ndihmë të krishterëve që fshiheshin në katakombet e Romës kur feja e krishterë ishte e ndaluar nga Perandoria Romake duke përdorur një   për të “ndezur rrugën e saj dhe për të lënë duart e saj bartin sa më shumë ushqim. Në kuadër të kësaj dite  shumë vajza të reja të krishtera vishen si Shën Lucia, duke vendosur një kurorë në kokë.

KALENDARI I ADVENTIT – KALENDARI I BESIMTARËVE KATOLIKË PËR FESTËN E KRISHTLINDJES

Kalendari Advent apo Kalendari në pritje të Ardhjes së Jezu Krishtit, është një kalendar i veçantë që përdoret nga besimtarët e krishterë, kryesisht katolikë për të numëruar 24 ditët (1 Dhjetor – 24 Dhjetor) deri në Ardhjen (lindjen) e Jezu Krishtit me 25 Dhjetor. Meqenëse data e të Dielës së parë së periudhës së Advent ndryshon, duke rënë midis 27 Nëntorit dhe 3 Dhjetorit, shumë kalendarë të Advent, veçanërisht ato që përdoren përsëri, shpesh e fillojnë numërimin më 1 Dhjetor, megjithëse këta kalendarë që prodhohen për një vit specifik dhe shpesh përfshijnë edhe disa ditë të fundit të muajit Nëntor që janë pjesë e sezonit liturgjik. Kalendari Advent u përdor për herë të parë nga besimtarët e fesë Luteranë Gjermanë në shekujt 19 dhe 20. Kalendarët tradicionale të Advent paraqesin Skenën e grazhdit ku lindi Jezu Krishtin, Shën Nikollën (Santa Clausin) që lajmëroi lindjen e Jezu Krishtit dhe motin e dimrit që përkon me Dhjetorin,  ndërsa kalendarë të tjerë variojnë në temë, nga sportet në teknologji. Kalendarët Advent kanë një mori formash, duke filluar nga një kalendar i thjeshtë letre me palosje për secilën nga 24 ditët dhe deri copa pëlhure e madje edhe kutitë prej druri të pikturuara me 24 vrima të vogla për të vendosur sende të vogla. Shumë Kalendarë Advent kanë formën e një kartoni të madh drejtkëndëshe me “dritare”, ku çdo cdo dritare është për secilën nga 24 ditët e Dhjetorit që të çojnë deri në prag të Krishtlindjeve (24 Dhjetor) ose Ditën e Krishtëlindjes (25 Dhjetor). Këto dritare të  njëpasnjëshme në Kalendarin Advent hapen çdo ditë deri në ditën e  Krishtlindjes, duke filluar nga dita e parë e Adventit që është 1 Dhjetor. Shpesh këto dritare në Kalendar janë të vendosura  pa ndonjë renditje të veçantë dhe kur ato hapen poshtë tyre ka  një imazh, një poezi, një pjesë të një historie (siç është historia e Lindjes së Jezuit), ose një dhuratë e vogël. Shpesh, secila dritare e Kalendarit Advent ka të shtypur një varg biblik dhe lutjen e krishterë, të cilën të krishterët i përfshijnë si pjesë e lutjeve të tyre të përditshme gjatë periudhës së Adventit apo  Ardhjes së Lindjes së Jezu Krishtit. Në anën e pasme shpesh këto Kalendarë Advent mund të kenë të venndosur enigma dhe lojëra të ndryshme me të cilën mund të argëtohen fëmijë dhe të rritur. Sot realizohen shumë variacione të Kalendarit Advent, duke përfshirë kalendarët e Adventit në rrjetet sociale. Disa kalendarë të Adventit madje u shmangen motiveve dhe temave tradicionale të Krishtlindjeve, duke u përqëndruar vetëm te Jezusi, si personazhi kryesor i historisë së Krishtlindjes. Në Danimarkë, Finlandë, Islandë, Norvegji dhe Suedi ekziston gjithashtu një traditë e një kalendari të tillë që quhet Julekalender (pasi në suedish, finlandisht, islandisht  Yule do të thotë Krishtlindje) i cili realizohet  në formën e një televizioni ose shfaqje në radio, duke filluar nga 1 Dhjetori dhe duke përfunduar në prag të Krishtlindjes (24 Dhjetor). Një shfaqje e tillë u transmetua për herë të parë në radio në 1957 në formën e serialit suedez të radios Barnens me emrin Adventkalender ndërkohë që shfaqja e parë televizive e këtij zhanri u transmetua në vitin 1960 në formën e programit suedez Titteliture.  Julekalenderi i parë u transmetua në Danimarkë në 1962. Julkalender ose julekalendar televiziv tani është shtrirë në vendet e tjera nordike si psh në Finlandë, ku për shembull, shfaqja quhet Joulukalenteri. Gjatë viteve, ka pasur disa lloje të Julekalenderit të realizuar në vendet Skandinave  ku disa prej tyre u drejtohen fëmijëve, disa vetëm të rriturve dhe disa u drejtohen  edhe fëmijëve dhe të rriturve.

Please follow and like us: