Odise Kote: MBI FAQET RRITET MJEKËR
Kur fatit ishe nisur vetëm,
se s’kishte kund një zgjidhje tjetër.
Si farë hedhur përmbi dhera
të mbiu kris mbi faqet mjekër.
Se pritje e gjatë që lodh dhe gurin,
haron harim, haron dhe jetën.
Nuk vdes fëmija brenda burrit,
dhe pse mbi faqet rritet mjekër.
Ta plasi buzën, krusmë e vjetër
në ajz të lotit, rrënim – shkretim.
Mbi faqet nxin e gjora mjekër,
si një kokëçarje a një tërbim.
Ti thyejnë velat kur nis stuhi,
dhe sa rreziik kur bëhet tepër.
Si çdo kimerë me komedi,
ka dramë e gjak në faqen tjetër.
Zhgënjim a kuturu s’e di,
ky triil e histori me mjekër…
Please follow and like us: