Albspirit

Media/News/Publishing

Ambasadorja e SHBA, mesazh për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore

Në Durrës u ringrit një pjesë e murit të kalasë së qytetit dëmtuar nga tërmeti i 26 nëntorit i dy viteve më parë. Ambasadorja Juri Kim mesazhin për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore zgjodhi ta përcjellë përmes veshjes së saj, një pallto në të cilën ishte qëndisur mozaiku i Bukuroshes së Durrësit. Diplomatja tha se SHBA ka akorduar 800 mijë dollar për rikonstruksionin e monumenteve të kulturës. Ambasadorja Amerikane Yuri Kim përcolli një mesazh të bukur për ruajtjen e trashëgimisë kulturore në Shqipëri, ndërsa ndoqi punën për restaturimin e Kalasë së Dëmtuar nga tërmeti i 26 Nëntorit. Diplomatja amerikane, mbante veshur një pallto, ku në gjysmën e saj ishte qëndisur mozaiku i Bukuroshes së Durrësit. Ambasadorja solli ndër mend se Durrësi  pas tërmetit ishte qyteti i parë pas Tiranës që vizitoi kur mbërriti në Shqipëri dy vite më parë, ndaj fjalët e para i kishte për viktimat. Prej atyre ditëve Kim, theksoi se gjurmët e tragjedisë po zhduken, ndërsa Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë dhënë 800 mijë dollar për monumentet e Kulturës. “Këto monumente qëndrojnë si dëshmitarë të historisë së jashtëzakonshme të kulturës së Shqipërisë. Kushdo që vjen në Shqipëri ka patur mundësinë të shikojë dhe admirojë trashëgiminë tuaj.  Ne jemi krenarë si ambasada që të jemi pjesë e kësaj përpjekjeje rindërtuese. Pavarësisht nëse bëhet fjalë për të ndërtuar apo rindërtuar prej rrënojave jemi  të kënaqur të mund të jemi me ju këtë proces hap pas hapi”, tha ambasadorja. E shoqëruar nga homologia suedeze, ambasadorja amerikane ndoqi ringritjen e një pjesë të murit të Kalasë. Durrësi ishte në epiqendër të tërmetit të 26 nëntorit 2019 që la pas 51 viktima, qindra të plagosur e rrënoi mijëra objekte! Mes tyre ishin edhe 8  monumente kulture të dëmtuara dhe 4 prej tyre të klasifikuara si “objekte me risk të lartë”./oranews

Please follow and like us: