Artan Kajtazi: PILIHERDHE
Nën qiellin e zymtë të premten e zezë
Një piliherdhe fort e hajthme
Mbi gurët e kalldrëmit
Me këmbët e mavijosura përdridhej si kokë gjarpri!
Zonja P…
Katër ditë të mira i kaloi flakë
Gjuajti prenë si vetëtimë
Të pestën e shpëtoi dashurinë e vështirë!
Nazemadhe e me këmbë të mëdha
E zánin si trishtil
Piliherdhja hidhte helm
Si peshkaqenë nëpër bujtinë!
Please follow and like us: