Albspirit

Media/News/Publishing

Asosacioni përplas Kurtin me Borrelin në Bruksel

Nga Erisa Zykaj

Çështja e asociacionit të komunave me shumicë serbe vazhdon të krijojë përplasje në Bruksel. Këtë herë jo midis dy palëve në dialogun Prishtinë-Beograd, por midis kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe shefit të diplomacisë europiane, Josep Borrel. Në vijim të takimit të katërt të MSA-së Kosovë-BE, Kurti dhe Borrel kanë shkëmbyer replika të njëpasnjëshme gjatë konferencës për shtyp. Ky shkëmbim ka filluar kur Josep Borrel ka shprehur pakënaqësinë e  pamundësisë së mbajtjes së një takimi në nivelin e liderëve, që ai e kishte parashikuar para fundit të vitit.

 

Çështja e asociacionit të komunave me shumicë serbe vazhdon të krijojë përplasje në Bruksel. Këtë herë jo midis dy palëve në dialogun Prishtinë-Beograd, por midis kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe shefit të diplomacisë europiane, Josep Borrel. Në vijim të takimit të katërt të MSA-së Kosovë-BE, Kurti dhe Borrel kanë shkëmbyer replika të njëpasnjëshme gjatë konferencës për shtyp. Ky shkëmbim ka filluar kur Josep Borrel ka shprehur pakënaqësinë e  pamundësisë së mbajtjes së një takimi në nivelin e liderëve, që ai e kishte parashikuar para fundit të vitit.

“Parakushtet për takimin e radhës janë gatishmëria e dy palëve për t’u pajtuar për rezultate konkrete. Eshtë e padobishme të thirret një takim tjetër kur këto kushte nuk plotësohen dhe rrjedhimisht të takohemi për asgjë. Me aq kam kuptuar unë nga diplomacia dhe zoti Lajcak, në këtë moment nuk ka gatishmëri. Duhet të përsëris atë që e kam thënë gjatë këtij takimi dhe para tij, se krijimi i asociacionit të komunave me shumicë serbe është pjesë e marrëveshjeve të Brukselit. Kjo marrëveshje është dakortësuar në mirëbesim nga palët e përfshira. Sigurisht që presim që të gjitha marrëveshjet të respektohen dhe zbatohen plotësisht nga dy palët, sepse adresimi i nevojave të serbve në Kosovë është një element i rëndësishëm i normalizimit midis dy vendeve, tha Josep Borrel.

Por kryeministri i Kosovës, Albin Kurti replikoi se ai është i gatshëm të vijë kurdo që të ftohet, duke shpalosur qëndrimin e tij për dialogun. Kurti nënvizoi, se marrëveshja e njohjes së targave të automjeteve përbën një sukses të ndërmjetësimit të një marrëveshje nga BE, të cilës po i bëhet pak reklamë dhe që po zbatohet 100%. Kurti tha se nga 33 marrëveshjet me Serbinë, dy të tretat prej tyre nuk janë zbatuar nga Serbia. Ai vuri në pah, se Serbia kërkon me këmbëngulje marrëveshjen e asociacionit tê komunave me shumicë serbe për interesa të serbve të Beogradit dhe jo atyre që jetojë në Kosovë.

“Janë 33 marrëveshje të darkortësuara midis Kosovës dhe Serbisë. Dy të tretat nuk janë zbatuar nga Serbia por ajo kërkon gjithnjë zbatimin e vetëm njërës prej tyre, e cila nuk e ka kaluar testin e Gjykatës Kushtetuese. Kur vendimi i Gjykatës Kushtetuese u bë publik, asnjë nga serbët e Kosovës nuk protestoi. Vetëm Beogradi. Ne na duhet t’I japim një karakter demokratik dialogut, ku përfituesit janë qytetarët dhe jo politikanët. Unë jam demokrat. Ndaj mendoj, se kapitujt e ardhshëm të dialogut midis Serbisë dhe Kosovës nuk duhet të vijojnë për të kënaqur një politikan, për t’i shpëtuar lëkurën atij apo ftyrën ndonjë tjetri. Është koha të kemi një dialog  nga i cili përftojnë qytetarët dhe jo politikanët. Kam frikë, se asociacioni i komunave me shumicë serbe bëhet për interesa të sebve të Beogradit dhe jo atyre që jetojnë në Kosovë të cilëve ju shërbej po ashtu.”, deklaroi ai.

Menjëherë ka reaguar shefi i diplomacisë europiane, Josep Borrel i cili ka thënë se është po ashtu demokrat si Kurti dhe nuk i shërben asnjë politikani të asnjë ane. Borrel nuk ka lënë pas shprehur mosdakortësinë e tij me Kurtin:

“ Edhe unë jam demokrat. Nuk jam këtu për t’i shërbyer asnjë politikani të asnjë ane. Unë nuk jam dakort me ju, kur thoni se është Gjykata Kushtetuese, që përbën pengesë dhe e bën të pamundur zbatimin e kësaj marrëveshjeje. Kosova e ka firmosur marrëveshjen me frymë konstruktive dhe në përputhje me normat ndërkombëtare dhe më vjen keq zoti kryeministër, por ne duhet të vazhdojmë t’ju kërkojmë zbatimin e saj. E di që ka marrëveshje të tjera që nuk janë zbatuar nga të dyja palët, por kjo është një marrëveshje shumë e rëndësishme”, tha Josep Borrel, shefi i diplomacies europiane.

Ndërkohë, shefi i diplomacisë europiane nuk tregon, se si e sheh ai përfundimin e dialogut me normalizimin e marrëdhënieve midis dy vendeve, por sipas tij, nëse ka vullnet të mjaftueshëm, ky dialog mund të mbarojë tre vjet pas.

“Nuk më takon mua të them, se cfarë do të thotë normalizimi i marrëdhënieve midis dy vendeve, Ju takon palëve përkatëse. Unë jam lehtësues i dialogut. Përpiqem që t’i shtyj palët që të bien dakort për normalizimin, pasi pas këtë nuk mund të ketë njê rrugê tê qartë tê këty vendeve drejt Bashkimit Europian”. është shprehur Borrel.

Në fokus të Këshillit të marrëveshjes së stabilizim-Asociimit takimit ishte vlerësimi i kritereve politike, ekonomike, bashkëpunimi financiar midis BE dhe Kosovës. Bashkimi europian pret më shumë nga Kosova në luftën kundër korrupsionit, krimit të organizuar dhe reformës në administratën publike.

Please follow and like us: