Biseda Biden-Putin, Kremlini: Rusia, kërkoi garanci se NATO nuk do të zgjerohet në lindje
Homologu rus Vladimir Putin i kërkoi Joe Biden garanci se NATO nuk do të zgjerohet drejt lindjes gjatë një bisede këtë pasdite, tha Kremlini.
“NATO po bën përpjekje të rrezikshme për të përdorur territorin ukrainas dhe për të zhvilluar aftësitë e saj ushtarake në kufijtë tanë, prandaj Rusia është seriozisht e interesuar në sigurimin e masave mbrojtëse që do të parandalojnë zgjerimin”, tha Kremlini në një deklaratë.
Moska e përshkroi si “të ndershëm dhe profesional” shkëmbimin e pikëpamjeve midis dy presidentëve, të cilët “duke marrë parasysh përgjegjësinë e tyre të veçantë për ruajtjen e sigurisë dhe stabilitetit ndërkombëtardo të vazhdojnë dialogun dhe kontaktet e nevojshme”.
Biden, sipas një deklarate të Kremlinit, iu referua “lëvizjeve të supozuara kërcënuese të trupave ruse pranë kufirit me Ukrainën” dhe përshkroi sanksionet që Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj kanë gati që të vendosin nëse situata përshkallëzohet.
Nga ana e tij, Putin shprehu shqetësim serioz për “veprimet provokuese” të Kievit në rajonin Donbas të Ukrainës lindore.
Të dy presidentët ranë dakord që bashkëpunimi i vendeve të tyre nuk është në nivel të kënaqshëm, ndërsa Putin i sugjeroi Biden-it që të hiqen kufizimet në funksionimin e misioneve të tyre diplomatike. Ata iu referuan edhe aleancës së tyre gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe theksuan se sakrificat e bëra atëherë nuk duhen harruar dhe se marrëdhënia duhet të shërbejë si shembull për ndërtimin e kontakteve të tyre.
Biden dhe Putin më në fund shprehën shpresën se bisedimet për programin bërthamor të Iranit, të cilat rifilluan në Vjenë në fund të nëntorit, do të çonin në një zgjidhje të pranueshme për të gjithë. /abcnews.al