Edi Rama merr çmimin e mirënjohjes nga Hillari Klinton
Kryeministri Edi Rama është nderuar nga ish-kandidatja për presidente të SHBA Hillary Clinton me çmimin “Vital Voices Global” në lidhje me strehimin e afganëve në Shqipëri dhe përfshirjen e një numri të lartë grash në kabinetin qeveritar. Clinton tha gjatë fjalës së saj se falë udhëheqjes së Ramës sot më shumë se 1000 afganë janë të sigurt në Shqipëri. Ajo vlerësoi emërimi e grave në qeveri. “Kryeministri Rama hapi dyert e Shqipërisë për njerëzit nga Afganistani falë udhëheqjes së tij më shumë se 1000 afganë të evakuuar janë të sigurt në Shqipëri. Kur e mora në telefon për ta falenderuar ai u përgjigj shumë natyrshëm që çfarë tjetër mund të kishim bërë. Rama shënoi një rekord historik duke emëruar një numër të lartë grash në qeverinë e tij. Disa prej tyre janë këtu këtë mbrëmje. Ai vazhdon ta vendosë barazinë gjinore në axhendën e tij. Kam nderin t’i jap çmimin e pionerit Global kryeministrit Edi Rama”, tha Clinton. Gjatë fjalës tij, Rama nuk i kurseu batutat me të pranishmit duke shtuar se kur mori telefonatën qëë Hillary Clinton i duhej ndihma e tij nuk mundi ta besonte pasi këtë nuk e kishte parë në ëndërr. Ai vlerësoi kontributin e shqiptarëve gjatë strehimit të hebrenjeve duke theksuar se kur nazistët trokitën ne derën e njërit prej tyre për të marrë hebrenjtë ai i dha dy djemtë e tij. Modestia nuk është pika ime e fortë. Kur më dëgjoni të them që jam i sakëlldisur e mendoj vërtetë kështu sepse më duket një shenjë mjaft alarmuese për botën në të cilën jetojmë dhe kjo dëshirë e madhe për të vlerësuar në gjykim bazik. Para se të mbërrinte Clinton një hije e bukur e saj më takoi dhe më tha “je hero”. Por nuk jam hero. Nuk është heroizëm të mos i kthesh kurrizin njerëzve që rrezikonin të vdisnin. Teksa flasim për heronj ju them se heronjtë ishin të tjerë. Ishin shqiptarë që shpëtuan hebrenjtë. Pati shumë heronj në atë kohë. Por një ndër ta ishte Mustafa Rezniku. Ai shpëtoi 42 famije hebreje por veprimtari e tij e fshehjes së hebrenjve u spiunua tek nazistët. Ata shkuan te ai dhe i kërkuan të jepte hebrenjtë ai dha dy djemtë e tij. Ka shumë histori të tilla që kur shqiptarë nënshkruan kushtetutën e tyre. Paragrafi i parë thotë se shtëpia e shqiptarit i përket Zotit dhe mikut.
“Miku” nuk është vetëm ai që fton por edhe ai që të shfaqet në derë. Kur ishim mbledhur në qershor me anëtarë të NATO-s duke folur për tërheqjen nga Afganistani fola për nevojën për t’u marrë me “tradhtarët” Janë ata që pasi instalohet një regjim shikohen si bashkëpunëtorët e regjimit. “Tradhtarët” ishin të gjithë ata njerëz në Afganistan. Ata u rreshtuan në vijën e parë të ndryshimit sepse besuan atë që ne iu thamë. Ata na besuan. Ata u rreshtuan. Pas 20 vitesh ne ikëm. Ky nuk ishte vendimi im. Unë e them se të jesh kryeministri i Shqipërisë në NATO është e lehtë sepse nuk duhet të marrësh vendime. Më pas në gusht kur situata nisi të vështirësohej dikush erdhi në Shqipëri dhe tha “Sekretares Clinton i duhet ndihma jote”. Thashë si është e mundur. Nuk kam parë një ëndërr të tillë. Pastaj i thashë “Le ta bëjmë”. Pastaj nëse ajo do të kujtohet për mua le të më marrë në telefon. Nuk ishte rasti dhe ajo më telefonoi. Kur të gjitha gratë ishin vendosur në Shqipëri ajo më mori në telefon”, deklaroi Rama.
Ai vlerësoi rolin e bashkëshortit të Hillary Clinton, ish-presidentit amerikan Bill Clinton në shtetformimin e Kosovës ndërsa theksoi se sot shumë të rinjtë në Kosovë kanë marrë emrin e tij si shenjë nderimi. “Emri Clinton në Shqipëri lidhet me çlirimin e gjysmës së Shqipërisë, Kosovës. Ka djem në këtë shtet që quhen Klinton ose Billklinton. Këta djem ishin bebe kur falë presidentit Clinton Kosova u çlirua nga një regjim që u përpoq ta spastronte etnikisht. Unë them se si vend i anëtar i NATO-s duhet ta bënim këtë. Ne shkojmë edhe në luftë nëse shkojmë SHBA. Ne mund të shpëtojmë njerëz kur nuk bëhet fjalë për të bërë ndonjë akt heroik.
Nga ana tjetër ne ishim afganët e 30 viteve më parë kur ikëm nga një regjim mizor. Ishte fondamentalist ateist. Ata hodhën në erë me dinamit jo statujat e Budës por 2453 kisha dhe xhami dhe libra të tjerë të shenjtë. Ishim Koreja e Veriut e Europës dhe ne afganët që iknim nga vendi me anije. Unë postova një foto të afganëve në avion që iku nga Kabuli me njerëz dhe anijen me shqiptarë që ikën nga vendi 30 vite më parë. Asnjë parti politike nuk tha jo dhe opinioni unë publik ishte në mikpritje të tyre. Fëmijët tanë duhet të mësojnë se ka një kohë për të marrë dhe një kohë për të dhënë”, tha Rama.
Ndërkohë që për numrin e lartë të grave në qeveri, Rama citoi Margaret Theçer në lidhje me rolin e grave në krahasim me atë të burrave. “Ndërsa për gratë në qeveri kjo është shumë e thjeshtë. E kam bërë duke ndjekur në njëfarë mënyrë e zonjës së hekurt Margaret Theçer. Nëse do që diçka të thuhet kërkoja një burri, nëse kërkon diçka që të bëhet kërkoja një grua. Ajo nuk vuri asnjë grua në qeveri sepse ishte vetë sa për shumë të tjera. Ndërsa mua nuk më dilte hesapi ashtu”, deklaroi ai./Abcnews.al