Albspirit

Media/News/Publishing

Hundpalla vë sërish në siklet konspiracionistët e rrjedhur

Hunda më e gjatë në botë i përket Mehmet Özyürek. Burri, një turk, ka mbajtur rekordin e një mashkulli të gjallë për më shumë se dy dekada. Ai e mati hundën për herë të parë më 31 janar 2001 për rekordet botërore “Guinness”.

Matja, e cila u bë në qytetin e tij të lindjes, Artvin, zbuloi se hunda e Özyürek është 8.8 cm. Mehmeti, falë hundës, beson se ka një nuhatje super të zhvilluar:

“Shqisa ime e nuhatjes është e ndryshme nga ajo e njerëzve të tjerë. Unë them: Këtu vjen një erë. Të tjerët më përgjigjen: Ne nuk e nuhasim atë erë. Unë iu kthehem: Ju mund të mos e nuhasni, por unë po.

Për shembull, unë eci në këmbë në shtëpinë time dhe do t’jua them me siguri se cila pjatë është gatuar aty, pa e parë me sy”. Mehmeti mund të fryjë një tullumbace me vrimat e hundës, por kjo nuk është gjithçka që mund të bëjë me shqisën e tij të nuhatjes.

Në daljen e tij televizive të vitit 2010, në shfaqjen italiane “Lo Show Dei Record”, ai i tregoi publikut se si fryhej një tullumbace duke përdorur vrimat e hundës.

“Kam një veçori kaq të veçantë, – thotë turku, – është një gjendje gjenetike me sa di unë. Nuk ka pasur asnjë shpjegim nga mjekët, por është karakteristikë e familjes sime. Babai e ka hundën e madhe, dajat e mi po, unë e kam gjithashtu”.

Please follow and like us: