Albspirit

Media/News/Publishing

Koço Kokëdhima: Misioni i papërmbushur i studentëve të Dhjetorit

Si sot 31 vite më parë, mijëra studentë vulosën rrugëtimin e Shqipërisë drejt demokracisë, duke i dhënë shkelmin e fundit rregjimit të kalbur komunist. Por vepra e tyre sublime u tradhëtua. Kërkesa plebishitare e rinisë së 8 dhjetorit 1990 “Ta bëjmë Shqipërinë si gjithë Europa” jo vetëm nuk u përmbush, por po sabotohet çdo ditë nga armiqtë e demokracisë. Shqipëria vërtet u çlirua nga diktatura e proletariatit, por ra nën diktaturën e krimit dhe të korrupsionit. Misioni i nisur 31 vite më parë do të përmbyllet me sukses kur të rrëzohet rregjimi i kalbur i krimit dhe i korrupsionit, që ka marrë peng të ardhmen e vendit.

Please follow and like us: