Albspirit

Media/News/Publishing

Kopjoi delirantët dhe konspiracionistë, dorëhiqet zëdhënësja e qeverisë

Zëdhënësja e qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar, Allegra Stratton ka dhënë dorëheqjen nga posti i saj.

Ky vendim erdhi pas videos së publikuar, ku ajo së bashku me stafin e Downing Street u panë duke bërë shaka rreth bllokimit të festës së Krishtlindjes.

Në një deklaratë dërguar gazetarëve  ajo u shpreh se i vinte keq për atë që ndodhi. “Populli britanik ka bërë sakrifica të jashtëzakonshme në betejën kundër Covid 19. Kam frikë se komentet e mia në videon e 20 dhjetorit mund të jenë bërë një shpërqendrim ndaj asaj lufte. Vërejtjet e mia dukej se i zbutën rregullat, rregullat që njerëzit po bënin gjithçka për t’i zbatuar. Ky nuk ka qenë kurrë qëllimi im. Jam penduar për komentet e mia dhe u kërkoj falje të gjithëve për ato që ndodhën.”- shpreh ajo.

 

Please follow and like us: