Albspirit

Media/News/Publishing

Odise Kote: VJESHTA

Në ag të pritjes a durimit të hazdisur, në ag,
pika të rënda shiu ranë.
Tringëllima bosh që rropaten,
e nuk shkrihen dot në brazda,
me brazdat.
Prej erës ndihet gulçi gllabëronjës, duhma,
se si rrathët e shiut zhvirgjërojnē
në ngashnjime arat e zhuritura,
arat…
Pastaj horizonti nis të hapet si portë e madhe,
lagur nga era me shi,
që kërkëllin e shkul brinjën e dhembur në ije.
Dëgjohet pas pak lemza e ditës,
krahët e një shpendi që fluturon rrafsh me tokën,
klithja imituese e të qarës së një fëmije…
Vjeshtë moj vjeshtë,
sa i pëlqen pellgjet e shpërgëjve…
Please follow and like us: