Albspirit

Media/News/Publishing

Blinken: Sanksione dhe listë e zezë për disa zyrtarë të lartë

Sekretari Amerikan i Shtetit Antony Blinken ka paralajmëruar se do të vendosë sanksione dhe do të kufizojë dhënien e vizave për 11 zyrtarë aktualë dhe ish-zyrtarë të korruptuar.

Në një status në Twitter, pikërisht në Ditën Ndërkombëtare Kundër Korrupsionit, Blinken shkruan se SHBA po tregon se po e ufton korrupsionin. Për 11 zyrtarët nuk jepen detaje si emrat apo shtetet të cilave u përkasin.

“Në Ditën Ndërkombëtare Kundër Korrupsionit, Shtetet e Bashkuara po vendosin sanksione dhe kufizime vizash për 11 zyrtarë aktualë dhe ish-zyrtarë të korruptuar. Së bashku, ne mund të luftojmë korrupsionin dhe të promovojmë llogaridhënien dhe qeverisjen e mirë”, shkruan Blinken.

Please follow and like us: