Kryeministri me 7 fëmijë e 3 martesa huton konspiracionistët që nuk gjejnë lidhje me masonerinë
Gruaja e Boris Johnson, Carrie, ka sjellë në jetë një vajzë, kanë bërë të ditur ata, një fëmijë të dytë për çiftin dhe të paktën të shtatën për kryeministrin. “Kryeministri dhe zonja Johnson janë të lumtur të njoftojnë lindjen e një vajze të shëndetshme në një spital të Londrës më herët sot”, thuhet në një deklaratë. “Edhe nëna edhe vajza janë shumë mirë. Çifti dëshiron të falënderojë ekipin e shkëlqyer të maternitetit të NHS për të gjithë kujdesin dhe mbështetjen e tyre.” Vajza është motra e djalit të tyre, Wilfred, i lindur në prill 2020. Çifti u martuan në një ceremoni sekrete në maj të këtij viti. Fëmija i tyre i parë, Wilfred Lawrie Nicholas Johnson, lindi në fund të prillit 2020, disa javë pasi kryeministri doli nga spitali ku ishte në kujdesin intensiv me Covid-19. Johnson, i njohur për jetën e tij të trazuar personale, të shënuar nga tre martesa dhe një numër i panjohur lidhjesh, me ardhjen e re në familje ka gjithsej shtatë fëmijë. Lideri konservator ka 4 fëmijë nga gruaja e tij e dytë, Marina Wheeler, avokate, me të cilën ka përjetuar bashkimin më të gjatë deri tani, rreth 25 vjet. Një djalë tjetër i lindur në 2009 nga një lidhje jashtëmartesore me eksperten e artit Helen Macintyre, atësinë e të cilit ai ia kishte mohuar fillimisht, derisa e njohu ligjërisht në 2013. Vetëm shtatorin e kaluar Johnson pranoi në një intervistë të dhënë në TV amerikan Nbc se kishte 6 fëmijë, ndërkohë që sot iu shtua edhe e vogla.