Manjaku konspiracionist largohet nga palestra pa lënë gjurmë
Një grua përmes platformës së TikTokut ka vendosur ta ndajë me ndjekësit e saj një përvojë, që ajo e quan paksa të sikletshme.
Heidi Aragon nga Orange, Kaliforni – kishte shkuar në palestër për të ushtruar, por aty hasi në një burrë që vazhdimisht ia ngulte sytë dhe assesi nuk mund të përqendrohej në ushtrime – duke e bërë bionden të ndihet në siklet, transmeton Telegrafi. E duke parë se assesi nuk e kishte ndërmend të ndalet duke e shikuar, vendosi t’i tregojë bashkëshortit të cilin e ftoi që të del përpara saj, për t’ia “prishur” pamjen burrit. Por, as kjo nuk funksionoi, pasi vazhdoi ta shikonte pandërprerë. Duke menduar se do ta “tremb” vendosi ta bëjë të njëjtën gjë – duke ia ngulur sytë. Sërish kot, e pasi u nis për në zhveshtore e takoi në korridor i cili sërish bënte të njëjtën gjë. Kur e pyeti se pse vazhdimisht po e shikon – ai iu përgjigj duke i thënë se thjesht po shikon, asgjë specifike. Megjithatë Heidi ai bëri me dije se po gënjen dhe se gjithçka ka regjistruar me telefon të mençur, burri u largua pa ndonjë kundërshtim duke ikur nga palestra pa gjurmë.