Albspirit

Media/News/Publishing

Vjollcë Berisha: PËR DIMRIN QË SHKOI

E fundit ka për të qenë ndoshta
Kjo borë që ra e s’e shkelëm dot
Një ditë midis luksit e ditëve të ngrohta
Do vuajmë si s’u deshëm kot më kot.
Si nuk u shtruam në një bisedë azgane
Diku në një tavernë, me mbulesa kuti-kuti
Me zërin mëndafsh të ndonjë cigane
Me plot andralla e me pak raki.
Si nuk e pamë tek binte ajo borë,
Si nuk u ulëm pranë e pranë një herë
Si e vumë përposhtë dimrin e gjorë
Me dëshirat tona që i lamë nderë.
Askush s’na pa buzë më buzë puthitur
As me çap të lehtë duke shkarë mbi re
Sa mall do të endnim po ta kishim ditur
Se gëzimi i fundit dimri i vjetshëm qe.
Please follow and like us: