Albspirit

Media/News/Publishing

Arrestohet në Romë, ish-kryeprokurori Llalla

Është arrestuar pas dy muajsh në arrati, ish-kryeprokurori Adriatik Llalla , i cili është dënuar me vendim të formës së prerë me dy vite burg nga apeli i posaçëm.

Llalla është arrestuar në datën 10 Dhjetor në shtetin fqinj në Itali, ku dyshohej se fshihej nga data 8 Tetor, kur ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Llalla u shpall në kërkim për veprën penale “refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive” i cili bëhet kështu zyrtari më i lartë shqiptar që do të shkojë përfundimisht në qeli.

Ish-Kryeprokurori është dënuar gjithashtu me 5 vite përjashtim nga postet publike si dhe ia janë konfiskuar disa pasuri.

Llalla kishte kërkuar që të mos vuante dënimin me burg, pasi sipas avokatit të tij ai vuante nga një sëmundje e rëndë.

Tashmë Llalla pritet që të ekstradohet drejt Shqipërisë për të vuajtur dënimin. Janë autoritetet italiane ato që do të marrin vendimin për të pranuar apo jo ekstradimin e Llallës.

Please follow and like us: