Dodik shtrëngo rrypin, Berlini kërkon sanksione të ashpra
Ministrja e Jashtme e Gjermanisë, Analena Baerbock, ka kërkuar nga Bashkimi Evropian që të vendosen sanksione ndaj Millorad Dodikut, kryetarit të Republikës Srpska të Bosnje e Hercegovinës.
Përpjekjet e fundit të Dodikut dhe asamblesë së Republikës Srpska, e cila ka miratuar një sërë hapash që fuqizojnë një nismë për të transferuar disa kompetenca nga institucionet shtetërore, pavarësisht paralajmërimeve nga Perëndimi, ka bërë që BE të reagojë.
“Përpjekjet për t’u shkëputur janë të papranueshme, dhe kjo gjithashtu do të thotë, dhe unë kam lobuar këtu, se regjimi aktual i sanksioneve tani të përdoret edhe kundër z. Dodik,” u tha gazetarëve Ministrja e Jashtme gjermane Annalena Baerbock pas takimit me kolegët e BE-së në Bruksel.
Udhëheqësit e BE-së do të diskutojnë situatën në Ballkan në mënyrë më të detajuar në një samit me fqinjët lindorë të bllokut të mërkurën.
Ndryshe, Baerbock është kryetarja e Partisë së Gjelbër e cila tani është në koalicion me SPD-në në Gjermani. Në këtë parti bën pjesë edhe eurodeputetja, Viola von Cramon. /Gazeta Express/