Lulzim Tafa: E dhashë një libër, e mora një libër!
E dhashë një libër, e mora një libër.
Sot kisha nderin që në zyrën time ta presë në takim Profesoreshën Nevenka Tromp, autore e librit “Gjykimi i papërfunduar i Millosheviçit”.
Tromp është ligjëruese në Universitetin e Amsterdamit, në Holandë. Ka qenë anëtare e ekipit kërkimor në tribunalin penal ndërkombëtar për ish-Jugosllavinë. Nga viti 2000 deri në vitin 2006 ka qenë hulumtuesja kryesore e ekipit që ndoqi penalisht Millosheviqin.
Siç e thotë edhe autorja, edhe pse me vdekjen e Millosheviçit objektivat tradicionale të së drejtës penale si: Dënimi, drejtësia për viktimat dhe parandalimi nuk u arritën, për shkak të Gjykimit të papërfunduar, ky libër për këtë proces është një burim i rëndësishëm për hulumtuesit e ardhshëm të kësaj fushe.
Natyrisht, përveç që e falënderova Profesoreshën për punën e jashtëzakonshme që ka bërë, si çdo mysafiri tjetër të respektuar, i dhurova një libër me poezi
Please follow and like us: