Odise Kote: FOTOGRAFIA E VJETËR
Fotografi bardh’ e zi, një adresë qê s’tē kujtohet mirë.
Buzëqeshje e parrezistueshme gjer në fund të jetës.
Dhe sytë… ah sytë si çelësat që ende s’kanë ngrirë.
Nuk ishte e paprekshme, as i përkiste një bote tjetër.
Nuk ishte e paprekshme, as i përkiste një bote tjetër.
Një burrë nuk e humb pasionin deri kur të vdesë.
E çojnê port më port ëndjet – vela, anija e vjetër…
T’i lexojë letrat e pahapura, pa za zarf e pa adresê.
Një burrë nuk e humb pasionin deri kur të vdesë.
Le të ikin vitet, drit’ e pashuar që shpjegon vetveten.
Djegë e ngasje, si verë e kuqe në qelqe do të mbesë.
S’i përkiste një bote tjetër dhe as ishte e paprekshme.
Fotografia bardh’ e zi, një adresë qê s’tē kujtohet mirë…
Please follow and like us: