Kim për arrestimin e Lefter Kokës: Askush nuk është mbi ligjin
Për arrestimin të ish-ministrit të Turizmit dhe Mjedisit, Lefter Koka reagoi Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës Yuri Kim duke u shprehur se veprimet e SPAK tregojnë se askush nuk është mbi ligjin. “Veprimet e SPAK, sidomos këtë javë, tregojnë se askush nuk është mbi ligjin. Mund të vraponi por nuk mund t’i fshiheni më ligjit. Reforma në drejtësi po jep rezultate konkrete”, u shpreh Kim në reagimin e saj.
Please follow and like us: