Albspirit

Media/News/Publishing

Rexhep Shahu: Askush, asnjë media e Tiranës nuk reagoi pse e zhdukën memorialin në nderim të viktimave të serbëve në Kukës dhe u bë kështu dëshira serbe…

Ky memorial, kjo Muranë, ky gur varri u ngrit tre vjet më parë në qytetin e Kukësit në kujtim të mbi 2 mijë kuksianëve të masakruar nga ushtria serbe në nëntor 1913. U inagurua në Kukës më 14 dhjetor 2018. Para pak ditësh u shemb, u rrafshua, u zhduk nga administrata aktuale e bashkisë Kukës. Anash memorialit është dëshmitari, sipër të cilit është e shkruar një pllakë të cilën mund ta lexoni. Janë fragmente shqip-anglisht nga shkrimi i tmerrshëm “Masakrimi në Lumë” i shkruar nga serbi më i madh proshqiptar Dimitrije Tuceviq në ato ditë të krimeve serbe. Patriotët e mëdhenj e zhdukën këtë shenjë, këtë gur varri, këtë kujtesë. Kjo gjë i intereson shumë Serbisë e cila nuk dëshiron të ketë gjurmë të krimeve serbe ndaj shqiptarëve pasi ajo don të shfaqet si viktimë. Krimet serbe në Lumë janë holokausti i parë në Europë i njohur, dëshmuar e shkruar nga autorë botërorë. Asnjë shqiptar, mik i serbëve nuk i zhduk dot ato krime edhe pse e zhdukin një memorial i cili tashmë është në kujtesë, në fotografi e në histori. Vaso Çubrilloviqi, akademiku serb që ka bërë dekalogun apo traktatet e shfarosjes e zhdukjes së shqiptarëve, librin “Shpërngulja e shqiptarëve”, të cilën e kam botuar unë për herë të parë, thotë në libër se në Tiranë Serbia punët i zgjidh me pare. Ndoshta edhe heshtjen e politikës në Tiranë për zhdukjen e Memorialit në kujtim të mbi 2 mijë viktimave të serbëve në Kukës serbët e kanë blerë më parë. Po heshtja e mediave të Tiranës është ulëritëse. Unë jam në një farë mase propozues e inicues i ndërtimit të asaj vepre. Luftova që të ndërtohej dhe u ndërtua. Nuk mbaj përgjegjësi për krimet që ndodhin, nuk kam fuqi t’i ndaloj krimet e shëmtuara si shembja e Memorialit, por kam fuqi ta bëj të pavdekshme në libra atë memorial dhe krimin e shembjes e të zhdukjes së tij. Edhe heshtjen e mediave të Tiranës. Kukësi është pasaporta morale e shqiptarëve, familja kuksiane së pari e bëri të njohur Shqipërinë në botë më shumë se çdo gjë. Në kohën e luftës për Kosovën Kukësi u bë më i famshëm se Uashingtoni, do të thoshte Sadako Ogata. Dy emra nga bota shqiptare njohu bota, Kosova dhe Kukësi. Shembeni këtë madhështi nëse keni koqe ju jarana të serbëve.

REXHEP SHAHU: GJITHMONË KA SUPE E GJOKSE PËR GRADA E DEKORATA TURPI

Please follow and like us: