Schmidt dënon aktet e Kuvendit të Republikës Serbe
Sarajevë, 14 dhjetor 2021 – Përfaqësuesi i lartë ndërkombëtar në Bosnjë e Hercegovinë, Christian Schmidt, i ka dënuar aktet e miratuara të premten nga Kuvendi i Republikës Serbe.
“Aktet e miratuara i obligojnë autoritetet e Republikës Serbe që të ndërmarrin veprime konkrete ligjore e të tjera që do të përbënin shkelje tëmarrëveshjes kornizë për paqe”, thuhet në një deklaratë të Schmidt, citon Zëri i Amerikës.
“Aktivitetet politike radikale dhe retorika e ditëve të fundit përbëjnë kërcënim për stabilitetin e Bosnjës e Hercegovinës dhe përperspektivën e të gjithë qytetarëve, përfshirë qytetarët e Republikës Serbe”, ka theksuar ai.
Schmidt ka thënë se qytetarët e Bosnjës e Hercegovinës tëshirojnë të ardhme na paqe eprosperitet.
Kuvendi i Republikës Serbe ka miratuar të premten aktin për bartjen e disa kompetencave shtetërore të Bosnjës e Hercegovinës te entiteti i Republikës Serbe, përfshirë kompetencat në fushë të mbrojtjes dhe të sigurisë.