Albspirit

Media/News/Publishing

Xhoi Jakaj: Mbi brezin tim dhe atë të lindur pas viteve nëntëdhjetë

Disa cilësi që e ndajnë rininë e brezit tim nga brezi i lindur pas viteve 90-të.
1. Brezi im me 2 palë veshje, një verore e një dimri mbyllnim vitin e gjimnazit dhe universitetit; sigurisht ata që kishin fatin të arsimoheshin dhe me pak gjëra e bënim veten të lumtur?
Sot një i ri apo e re ka dhjetra e dhjetra palë rroba sportive e klasike dhe nuk janë në paqe, as të lumtur, i shoqëron rrëmuja ngado.
2. Brezi im në vend të një veshje blinte libra dhe kërkesa më e madhe e jona ishte për t’u arsimuar; kujtoj që fshehurazi mamit lexoja libra jashtëshkollorë se duhet të bëja punë të tjera kur mbaroja detyrat e shkollës.
Sot një i ri apo e re nuk lexon fare, mund të ketë biblotekë në shtëpi e mundësi pafund për të siguruar libra e akumuluar dije. Por kohën e vret në rrjete sociale, madje prindërit mund të jenë punëtorë krahu, por fëmija i tyre kërkon dhe ka telefon të fundit dhe duke ia blerë prindi me shumë sakrifica përsëri është i palumtur.
3. 20- vjeçarët e brezit tim, të rrallë ishin ata që konsumonin cigare e alkool dhe nuk ishte në përdorim termi “jam nën stres”.
Sot rrallë mund të gjesh ndonje tek- tuk që nuk e pi cigaren. Madje shpesh një masë prej tyre nuk mjaftohen vetëm me duhan, kjo dihet tashmë dhe gjithnjë janë të stresuar?
4. Brezi im ishte korrekt në shkollë, me prindërit, të gjendur, të dashur, të durueshëm pafund me mësuesit, pedagogët dhe familjen, kultura, normat dhe edukata jonë ishte ndër gjerat më të vyera të kohës.
Sot brezi i ri në masën 90 % nuk i zotëron cilësitë me vlera që sipër citova.
5. Një gjimnaz apo universitet i brezit tim kishte vlerë sa 3 universitete së bashku me masterat që realizojnë të rinjtë e sotëm edhe pse mundësitë e informacionit janë të pafundme në raport me brezin tim.
Ndaj çdo ditë e më shumë bindem se gjenerata e pas 90-ës është me të dobët në përballjen me jetën, por edhe në cilësi e vlera njerëzore!
Kanë kërkesa jashtë mundësive të tyre, e ndjekin modele jo më vlera për të ardhmen!
P.S.: Mund të listoja pafund ndasi, ama sot po mjaftohem me 5 ndarje të mëdha mes dy brezave jo aq larg në distancë nga njëri-tjetri.
Rini që do liri e të drejta pa zbatuar detyrat që kërkon koha
Please follow and like us: