Ilir Levonja: Lul Llallipopi
Nga ajo çfarë u pa më 11 dhjetor në Air Albania, është fare e qartë se demokratët në shumicë dërrmuese nuk janë me ata që kanë selinë, as me ata që kanë vulat, as me ato që zihen shkallëve, as me ata që dominojnë studiot etj. Ka një dasim të madh elktoral për shkak të humbjeve të njëpasnjëshme. Ka një humnerë pa kufi midis frymës dhe kancelarisë. Ndaj është e tmerrshme kur shikon këto gërrvërret webeve në internet.
Pakica kombëtare dhe politike anti Sali Berisha, ka po atë justifikim kaq vjeçar të njëjtin me kripto komunistët e pushtetit. Le të thonë sa të duan se janë demokratë, por nuk janë. Janë vemje të unit personal. Le të thonë sa të duan se janë të persekutuar, por nuk janë. Janë kërmij të lëmoshave që lëpihen pas çelsave nga se u pushon zemra po t’i humbin. Le të thonë sa të duan se janë themelues të së djathtës shqiptare, por nuk janë. Janë ca përfitues, ca shushunja të stanjacionit ku vetëm egoja personale për pak vëmendje i ka burgosur përjetësisht. Le të thonë sa të duan se janë profesorë, por nuk janë. Janë ca bereta a republika demode, të cilët shesin jo vetëm Shqipërinë, por mbarë shqiptarinë mjaft që të dalin mbi kokat e turmës. Demokracia është veto e shumicën dhe e indinjatës karshi padrejtësisë, regresit, firos ekonomike, lirive të individit dhe korrupsionit galopant.
Vetëm dje u zbulua se sa dëm i madh ekonomik i është bërë vendit, nga një ministër. Pa përmendur të tjerët, fushatën e tenderive pa garë etj., ndaj është e turpshme të merresh me Basho pakicën, babalet dhe ata që mbajnë vulat apo çelsat e ngrehinave. Kurrë nuk keni për ta kuptuar se, korridoret e shumta që kanë krijuar firot statuore, mashtrimi i vetes duke i lejuar manipulimet sy për sy, i kanë dhënë pushtet absolut një budallai. Një kërrme që sikur prapë të humbi, nuk e lëshon lugën nga dora. Kjo është një vetvrasje e ngadaltë e së djathtës. Por që akoma e ka një fije shprese. E ka një rrugëdalje, e cila është në sheshet e Tiranës dhe mbarë Shqipërisë. Zakonisht kalamajve trazovaç u japin llallipop, një karamele ku të lëpihen, me qëllim që të tjerët të bëjnë punën e tyre. I jepni një të tillë edhe Lulit dhe mbushni sheshet ashtu siç mbushët stadiumin. Lërini Lul Llallipopin të kënaqet me vulë karamelen, ju nderoni vendin dhe të djathtën.