Apeli i Ambasadorit Flamur Gashi për institucionet kombëtare në Shkup
Ishte kënaqësi të prisja në një takim dhe të bashkëbisedoja me Prof. Dr. Skënder Hasanin, drejtor i Institutit të Trashëgimisë Shpirtërore të Shqiptarëve në Shkup. Shkupi, si qendër e Dardanisë antike dhe vatër e shumë veprimtarive kombëtare, patriotike dhe kulturore të kombit tonë në shekuj, me figura të mëdha si Pjetër Bogdani, Nënë Tereza dhe shumë personalitete të tjera të mëdha të kombit, duhet të ketë vëmendje më të madhe dhe të vazhdueshme nga institucionet tona shkencore dhe shtetërore të Kosovës dhe Shqipërisë dhe këtë vëmendje të veçantë duhet ta kenë sidomos për institucionet kulturore shqiptare në Maqedoninë e Veriut!
Please follow and like us: