Distria Krasniqi zgjidhet nga publiku xhudistja më e mirë e 2021
Pas çmimit të trajnerit më të mirë të vitit 2021 në xhudo, edhe një tjetër çmim vjen në Kosovë.
Bëhet fjalë për Distria Krasniqin, e cila me votat e publikut është zgjedhur xhudistja më i mirë e vitit 2021.
Distria Krasniqi arriti që këtë vit kalendarik ta mbyll me dy medalje të arta, ku fillimisht u bë kampione e Evropës, e më pas triumfoi në Lojërat Olimpike Tokio 2021, duke i sjellë Kosovës medaljen e artë.
“Të them të drejtën nuk e prisja. Por dua të falënderojë të gjithë që ndanë kohën për të votuar për mua. Dhe jam pa fjalë, jam shumë shumë e lumtur. Mendoj që ky çmim është gjëja më e madhe në karrierë, sepse të jesh kampione olimpike është mirë, por të fitosh këtë çmim për të gjitha kategoritë, është diçka speciale. Kështu që dua të falënderojë të gjithë që kanë votuar për mua, dhe kjo më motivon që të tregoj xhudo të mirë në të ardhmen, dhe të jem gjithmonë më e mirë”, tha Krasniqi pasi kuptoi që kishte fituar çmimin e xhudistes më të mirë të vitit 2021./rtklive