Albspirit

Media/News/Publishing

Odise Kote: ATJE NË NJË TOKË TJETËR

 

 

 

 

Në një tokë tjetër,

i uritur, në plym të farës,

shkretuar pas furtunës, midis luftrave

keqkuptimeve tragjike,

ku fuqia dhe kërkimi,

sjell mohimin e plagëve,

tek një shtëpi anës lumit, mbi pemët e dijes,

qëndron ekuilibri i diellit, mes jetës dhe shpirtit.

 

 

Atje gjendet tavolina ime e shkrimit

dhe simptoma e zbulimit të thellësisë,

që më presin me padurim,

sepse ka kohë që më interesojnë

trishtimet në sytë e tjetrit,

brengat e rënda,

veç gjërat e pambrojtura,

të ndaluara e të shenjta…

 

 

Atje në një tokë tjetër…

Please follow and like us: