Albspirit

Media/News/Publishing

Të mbrojmë lumenjtë, të mbrojmë jetën!

Progres i qëndrueshëm në menaxhimin e intregruar të ujit për Shqipërinë në harmonizim me Acquis të BE-së për ujin.

Agjencia e Menaxhimit të Burimeve Ujore (AMBU) organizoi në date 15 Dhjetor 2021 një konferencë kombëtare për Menaxhimin e Burimeve Ujore. Kjo vjen si një forum me pjesmarrje të gjerë duke bërë bashkë të gjithë grupet e interesit për të diskutuar mbi progresin gjatë 2021 për menaxhimin e integruar të ujit në Shqipëri, harmonizimim me Acquis të BE-së për ujin, si dhe për të ndarë këndvështrimet dhe perspektivat mbi menaxhimin e burimeve ujore në Shqipëri.

Grupi ndër-institucional për legjislacionin i ngritur nën drejtimin e AMBU-së ka bërë progres të mirë gjatë 2021 për finalizimin e një ligji të ri për Burimet Ujore dhe ligjit për Ujërat Detare, të cilat së bashku transpozojnë tetë direktiva të BE-së për ujin dhe dy direktiva horizontale. Të dy këto ligje, menjëherë pas miratimit në 2022 do të përmirësojnë menaxhimin dhe ruajtjen e ujërave në vend dhe njëkohësisht do të përmirësojnë nivelin e përafrimit të legjislacionit me Acquis të BE-së. AMBU tregoi progres të mirë edhe për hartimin e tre planeve të menaxhimit të baseneve lumore (Mat, Ishëm, Erzen) të planifikuara për miratimi në 2022, si dhe hapat fillestare të përgatitjes së një plani menaxhimi për basenin lumor të Vjosës. Grupet e interesit nënvizuan ndikimin negativ të hendekut të madh të informacionit për ujin, si dhe kërkuan rritjen e monitorimit të cilësisë dhe sasisë së ujërave, si dhe krijimin e një buxheti shteti specifik për zbatimin e programit të monitorimit për ujin.

Autoritetet kombëtare e vlerësuan mbështetjen BE-Austri për AMBU-në e ofruar nëpërmjet projektit “Mbështetja e BE-së për Menaxhimin e Integruar të Ujit EUSIWM” i zbatuar nga Agjencia Austriake për Zhvillim (ADA), si dhe prezantuan paketën prej 30 milion Euro “BE për Ujin” e dorëzuar për miratim në BE, e cila do të zgjerojë aktivitetet aktuale nën IPA 2016 dhe 2018 me qëllim për të forcuar më tej menaxhimin e integruar të ujit dhe për të luftuar ndotjen nëpërmjet ndërtimit të impjanteve të trajtimit.  

Konferenca vuri në dukje se menaxhimi i integruar i ujit është jetësor për një përdorim të qëndrueshëm të ujit dhe ekosistemet e shëndetshme dhe mjedisit në përfitim të të gjithëve, si dhe kërkon një rritje të bashkëpunimit dhe dialogut ndër-institucional dhe konsultimeve gjithëpërfshirëse me pjesmarrjen e publikut të gjerë, shoqërinë civile dhe autoritetet lokale.

“Bërja bashkë e grupeve të interesit për të ndarë sukseset dhe arritjet tregon që ka një vullnet të fortë për bashkëpunim për menaxhimin e ujit si një elemekt thelbësor në kuadër të perspektivës së vendit për aderim në BE, veçanërisht për kapitullin 27”, theksoi Ambasadori Austriak në Shqipëri, Dr. Christian Steiner. Më tej ai u shpreh se “Arritjet aktuale janë rezultat i një procesi dhe menaxhimi kombëtar nën drejtimin e institucioneve shqiptare, të cilat japin kontribut të drejtpërdrejtë në reformën e sektorit të ujit në vend”.

Znj. Vilma Bello, zëvendësministër i Turizmit dhe Mjedisit theksoi se “përgatitja e ligjit për burimet ujore dhe ligjit për strategjinë detare po krijojnë një sfond solid për zbatimin e menaxhimit të ujit në Shqipëri”. Kështu, përfshirja e një game mjaft të gjerë të institucionesh në përgatitjen e një kuadri ligjor dhe politikave do të sigurojë arritjen e objektivave strategjike për menaxhimin e ujit”.

Z. Hubert Perr, Shefi i Bashkëpunimit në Delegacionin e BE-së në Shqipëri, pranoi arritjet dhe progresin e deritanishëm. “Uji është një sektor kompleks me shumë aktorë dhe interesa të ndryshme që preken, ndaj partnership-i ndër-insttitucional është thelbësor. Evropa, nëpërmjet Acquis, Marrëveshjen e Gjelbër të BE-së dhe paketën Fit 55 i vendos çështjet e mjedisit, biodiversitetit dhe klimës në krye të Agjendës së punës”, tha ai. Më tej ai nënvizoi se “Procesi i negociimit dhe aderimit në BE për Shqipërinë është shumë i rëndësishëm, dhe se Shqipëria nuk do të jetë vetëm. Ne jemi këtu për të ecur në këtë rrugëtim së bashku!”

Znj. Gerta Lubonja, Drejtoresha e Përgjithshme e AMBU-së, nënvizoi se krahas arritjeve pozitive, puna nuk mbaron këtu. “Ne kemi nevojë të çojmë më tej angazhimin dhe bashkëpunim ndër-institutcional si një mënyrë për harmonizim dhe shkëmbim të informacionit, për t’i adresuar së bashku problematikat mjedisore”. Grupet e punës të ngritura për përgatitjen e kuadrit ligjor dhe planeve të menaxhimit janë një mekanizëm solid dhe aktiv për të punuar dhe ecur së bashku”, theksoi ajo. Znj Lubonja më tej u shpreh se “Uji është një pasuri kombëtare për të cilën të gjithë kemi detyrimin për ta menaxhuar sa më mirë”.

Informacion plotësues

Burimet ujore janë themelore për funksionimin dhe vitalitetin e ekosistemeve tona, shoqërisë dhe ekonomisë sonë. Kërcënimet kryesore janë ndotja e shtuar dhe ndryshimet klimatike. Menaxhimi i integruar i burimeve ujore promovon një zhvillim dhe menaxhim të koordinuar të ujit, tokës dhe burimeve të lidhura me to me qëllim të maksimizojë mirëqënien sociale dhe ekonomike në mënyrë të barabartë pa kompromentuar qëndrueshmërinë e mjedisit.

Agjencia e Menaxhimit të Burimeve Ujore (AMBU), e ngritur në vitin 2018 është autoriteti kompetent për menaxhimin e integruar të ujit në vend përgjegjëse për menaxhimin e inventarit të burimeve ujore, kadastrës së ujit dhe regjistrit të të përdoruesve të ujit si dhe përgatitjen dhe zbatimin e planeve të menaxhimit të baseneve ujore, sëbashku me katër zyrat e adminstrimit të baseneve ujore.

Projekti EUSIWM i bashkë-financuar nga BE dhe i zbatuar nga Bashkëpunimi Austriak për Zhvillim (ADC) nën IPA 2016 do të mbështesë AMBU-në deri në Janar 2023 për përgatitjen e kuadrit ligjor në për

Please follow and like us: