Albspirit

Media/News/Publishing

Policia greke jep alarmin: Është zhdukur pa gjurmë kjo shqiptare 35-vjeçare

Kjo është shqiptarja Esmeralda Shira, 35 vjeç, 1.75 m e gjatë, me flokë të zeza dhe sy kafe. Policia greke është vënë në alarm për zhdukjen e saj. Ajo kishte veshur një xhaketë të zezë, pantallona të zeza dhe çizme të zeza kur u zhduk pa gjurmë të enjten më 16 dhjetor. Siç raportojnë mediet greke shqiptarja është zhdukur në Hania të Kretës dhe mund të ketë arsye që i rrezikojnë jetën. “Kushdo që ka ndonjë informacion, ju lutemi të kontaktojë me telefon me “Buzëqeshja e Fëmijës” 1160000 në 24 orë, si dhe në “Linjën Kombëtare për të rriturit e zhdukur – 1017”, në të gjitha Komisariatet e Policisë me numër telefoni 100, si dhe përmes aplikacionit Missing Alert që ka një informacion i drejtpërdrejtë për zhdukjen e saj” – shkruan gazetari Shpëtim Zinxhiria.

Please follow and like us: