Albspirit

Media/News/Publishing

Altin Sh. Kajtazi: TAGËR

 

Në asnjë vend

dhe atje

unë jam askush

dhe nëse unë jam duke qarë

s’jam mirë

po s’pres mëshirë as nga ty!

 

Tagër veç Perandori

ky i pashpirt

pa zemër

pa lot!

 

Këta flasin

por pa fytyrë

dhe rrugës brohorasin

e na përndjekin si hije

orë e çast!

 

Një fjalë, diçka, diku e thashë!

 

20.12.2021

Please follow and like us: