Ndahet nga jeta Pavle Deshpali – dirigjent, kompozitor e instrumentist arbëresh
Zagreb, 17 dhjetor 2021 – Pavle Deshpali, dirigjent, kompozitor e instrumentist i shquar me origjinë arbëreshe është ndarë nga jeta të premten, më 17 dhjetor, nëmoshën 87 vjeçare.
“Njëri prej mjeshtërve të fundit të muzikës, ka ikur”, thuhet në njërin prej reagimeve të para paspublikimit të lajmit.
Maestro Deshpali ka nisur karrierën e tij të bujshme muzikore në vitet ’60 të shekullit të kaluar. Ai ka qenë emër i përveçëm i elitës kulturore, jo vetëm në Kroaci, ku u lind dhe jetoi, por anekënd botës.
Pavle Deshpali, u lind më 18 qershor të vitit 1934, në Blato të Korçullës. U rrit në një familje të njohur muzikantësh, me vëllain Valter Deshpali, violonçelist i njohur, dhe motrën Maja Deshpali, violiniste. Mësimet e para në muzikë i mori prej babait të tij, Shime Deshpalit, kompozitor e shkrimtar i njohur. Studimet për kompozim i kreu në vitin 1960 në Akademinë e Muzikës në Zagreb, në klasën e Stjepan Shulekut. Prej vitit 1962 deri më 1967 ka qenë dirigjenti kryesor i Orkestrës Simfonike të Radio Televizionit të Zagrebit, kurse prej vitit 1963 këtë pozitë e ka mbajtur në Orkestrën Kamertale të Radio Televizionit të Zagrebit. Ai ka qenë edhe dirigjent mysafir i Filharmonisë së Zagrebit.
Në Fjalorin Enciklopedik të Kosovës botuar nga Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës shkruan se ai ka qenë “kompozitor e dirigjent nga Arbneshi i Zarës”.
Më 1961, ai themeloi festivalin “Mbrëmjet Muzikore të Donatit” në Zarë, më 1966 ansamblin kamertal të Beogradit. Nga viti 1967 veproi në SHBA.Nga viti 1970 ishte drejtor muzikor i Orkestrës Simfonike të Floridës. Më pas ishte dirigjent mysafir i festivalit “Chicago Grand Park”, kurse nga viti 1981 ishte shef dirigjent i Filarmonisë së Zagrebit dhe udhëheqës muzikor i festivalit ‘Lojërat Verore të Dubrovnikut’”. Prej vitit 1987 ishte profesor i dirigjimit në Akademinë e Muzikës në Zagreb. Prej vitit 1988 ka qenë anëtar i Akademisë së Shkencave të Arteve të Kroacisë.
Pavle Deshpali ka bashkëpunuar edhe me Filharmoninë e Kosovës. Në vitin 2014 ai eshënoi 80 vjetorin e lindjes me një koncert me këtë filharmoni.