Edmond Kaceli: Atmosferë festash 2021!
Zvarritje e përvitshme
Lodhur, gjymtuar ma fort
Krejt zvarrë po ikën… Fundviti!
Lodhur, gjymtuar ma fort
Krejt zvarrë po ikën… Fundviti!
Maska që kalojnë fantazitë
Fantazitë njerëzore zënë frymën
me maska
Zvarriten ditët e fundvitit
njerëzit zvarriten pas tyre
Ekzistencë çalamane…
Maskuar deri në sy
në sytë e tretun rrugësh pa drejtim!
Plastikë lulesh…
plastikë dritash…
plastikë fjalësh…
plastikë urimesh…
Plastikë njerëzish gjithashtu…
Akull plastik, i ftohtë, gjithkah
Diellit i kemi vënë maskë!
Hënës gjithashtu!
Trishtime sysh pa shikim
Makabritet urimesh pa kuptim
Kujtime të largëta dashurie, pa dashuri
Lulet kanë ngrirë
Kohë krejt pa ngjyrë
Mos harro maskën!
Ndryshe je pa f ‘tyrë!
Gëzuar!
-Gëzime paç!
Shëndet!
-Ma mirë m’thuaj: Plaç!
Itali fundviti 2021
Please follow and like us: