Cikël poetik nga Arif Bozaxhi
KOHA
Koha në
vargun tim
s’ka gjumë!
PLISI
Plisi
Si lisi
Qëndron në shekuj
Në malet e kohës
Zog prijësi
Shkëlqen në ballë
Si yll fisi
Plisi
Bardhësi e tokës
Në zemrën e lokës
Plisi
Abetare
Dritare
Në ballin e Ilirit
Prishtinë, 1987
PAVARËSIA
Uji përlotet
nga gëzimi.
Kambana
e diellit
edhe rrënjët e shiut
i zgjoi nga gjumi.
HAPËSIRA
Në hapësirën
ku mungon liria
dhe dashuria
ndiej
mungesën
e ajrit
në fjalë.
Edhe uji m´i përvëlon buzët
si gaca e prushit
etjen e detit.
VJESHTA NË MËRGIM
Gjethet që ranë
në tokë
u varrosen
në varrezat
e vetmisë sime!
Malet e mallengjimit
Heshtin si qielli mbi
Supet e mija
Në mërgim edhe
Hija ime nuk më njeh
Mërgimin e mbartë
Si barrë mallkimi
Si këmishën
E një te vdekuri
Në trupin tim
PULËBARDHA DHE DETI
Detin prush në damar
Pulëbardhat det në fjalë
Përgjimi
Në një pikë shi
Përgjoj ushtimën e oqeanit
Zogu i imagjinatës
Qielli
Këmishë e ngushtë
Për zogun e imagjinatës sime
TURP QË TË MORËN
Le ti vjen turp vdejes
Që ma mori zërin më të bukur
Ishte zogu im i vrtmi diell
Asnjë nur drite në mua
Nuk ishte më e thellë se dashuria për Ty
Vdekja ime s’mund të më ndalojë
Të të marr ngrykas etjen për Ty
Ti flutura e bardhë që loton mbi mua
Për Ty të ketë turp nata që të kafshoi
Prishtinë, 18.11.2018
FUQIA E DASHURISË
/Me dashuri, birit tim, Bylentit/
Alfabetin e këngës e mësova nga zogjtë
Yjet ma zbuluan edhe një sekret
Se feja ime është vetëm një buzëqeshje
E Zotin e kam dëshmi të frymëmarrjes
Hyji im më mësoi edhe në madhështi
Shpirti i zogut tim është dashuria
Kur diellin e bart atje…
Në një hapsirë ku heshtja vret zogun
Kur pikën e shiut e shndërron në oqean
Hapat e një hijeje përgjojnë etjen time
Gjithë dhimbjen e zogjeve ua prek kujtimin
Fara e tokës të rilindet e buzëqeshur
Ta dish se toka është një plis dheu
Me dashuri përqafon kujtesën për Ty
Dashuria tk herdh qiejve
Për t’i prekur pafundësitë e dhimbjes
Dashuria jote më bëhet zë i gdhendur
Mbi një gur varri të puthur ballit tënd
Prishtinë, 18.11.2018
ZEMRA
Zemra ime
Jashtë meje
Nuk ekziston
Brenda orkestrës
Simfonike
Dirigjent është
ZOTI
13 maj 2019
ADRESA E PRANVERËS
Motrës i thash
në telefon
dërgoma adresën
e pranerës
dhe emalin
Në ënderr më erdhi
një zog i verdhë
një puthje
ma kish lënë në dritare
MË MUNGON VETËM
EDHE NJË VARG
Më mungon vetëm
edhe një varg
vetëm edhe një
fjalë
me aromë dashurie
pres t’i marr ngrykë
KUFIJTË e AJRIT
ZOGU
Zogu është
i vetmi planet
ku pikturon
ëndrra ime
ku çertifikata
e Lindjes ka kuptim
MURI I BERLINIT
Kur u rrënua Muri i Berlinit
çdo copë betoni
në duart e mija
u shndërrua në flutur
Arif Bozaxhi (1944) është shkrimtar dhe poet kosovar. U lind në Prishtinë dhe studioi gjuhë dhe letërsi turke në Universitetin e Prishtinës.
Nga viti 1973 deri më 1981 punoi në Prishtinë për gazetën në gjuhën turke Tan (Agimi), si dhe ishte kryeredaktor i revistës Çevren (Horizonti). Ai shkroi dhe botoi poezi për fëmijë dhe të rritur në gjuhën turke dhe shqipe.Vëllimi i tij më i njohur me vjersha është Ilkyaz Sürgünü (Pranverë e mërguar), Prishtinë 1982. Më 1993 emigroi në Gjermani dhe shumica prej shkrimeve të tij janë të përkthyera në gjuhën shqipe, gjermane, angleze dhe frënge. Është autor i 12 librave, fitues i shumë cmimeve vendore dhe ndërkombëtare për letërsi; poezitë e tij janë të prezantuara në 20 antologji të gjuhëve të ndryshme botërore. Ndërsa, në 1999 është prezantuar me poezi në antologjinë botërore në gjuhën angleze, në mesin e 250 poetëve botëror nga 68 shtete të ndryshme. Në vitin 2019 vepra “Këmbanat e Diellit” është botuar ne 5 gjuhë.