Albspirit

Media/News/Publishing

Ilir Levonja: Tallja publike e ministres partiake

 

 

Më 17 maj 2012, në Prizren, u nënshkrua një marrëveshje mes qeverisë së Shqipërisë dhe Kosovës. Kjo konsistonte në një Abetare të përbashkët mes nesh. Ishte një ceremoni e madhe e mbajtur në pallatin e sportit të qytetit. Atëhere kryeministër i Shqipërisë ishte Sali Berisha dhe i Kosovës, Hashim Thaçi. Merrte pjesë në këtë ceremoni edhe presidentja Atifete Jahjaga. Madje aty Berisha më shumë u foli qarqeve që e kanë fobi të ashtuquajturën Shqipëria e Madhe, kur në të vertetë nuk është asgjë tjetër, veçse Shqipëria natyrale. Qe një gjuhë tepër e fortë në lidhje me çështjen kombëtare, bash në vitin e fundit të qeverisjes së tij. Mbase nga që përkonte me njëqind vjetorin e themelimit të shtetit tonë. Por edhe me strategjinë elektorale, pasi zgjedhjet nuk ishin larg. Nga sot i bie rreth 9 vite e ca më parë. Pati kaq elektricitet në sallë sa dukej sheshit që një hallkë emocionale e gjakut të shqiptarisë kishte mundësuar atë qarkullimin natyral të jetës. E solla këtë nga fakti se po shikoja lajmet tek një stacion televiziv i Prishtinës, ku edhe u nënshkrua një marrëveshje pikërisht për Abetaren e njehësuar. Ajo që më befasoi ishin fjalët e ministres sonë të arsimit. Midis të tjerave tha se u bë realitet ideja e Kryeministrit të Shqipërisë. Thashë me vete, ta ketë nga padija apo dashakeqësia? Mendoj se është pikërisht ajo kultura vrastare që kurrë tek ne, asnjë pasardhës nuk i njohi sikur një punë të dobishme paraardhësit. Eshtë ajo kultura e zerimit të gjithçkaje. Shoh shpesh të ashtuqujtur intelektualë që pavarsisht barrës së tij apo doktoraturave janë ca vogëlima përballë shefave të poltikës. Eshtë ministre arsimi tjetra dhe thotë kaq e lumtur se realizuam një ide të Kryeministrit. Mirëpo fal një profesionalizmit të gazetarit të Prishtinës, u risoll në skenë nënshkrimi i vitit 2012. Dhe nga një hulumtim i shpejtë rezultoi se marrëveshja mes Berishës dhe Thaçit kishte vepruar menjëherë. Kurse Shqipëria e zhytur në klimën e ashpër politike, pasi Berisha kishte humbur koalicionin me LSI dhe Ilir Meta ishte tashmë me Ramën. Kësisoj qeveria e Kosovës vazhdonte programin e Abetares së njehësuar, ajo e Shqipërisë me Edi Ramën kishte plane të tjera… riciklimin, pranimin e mbetjeve kimike etj. Dhe për më tepër betonizimin urban. Marrëveshja e majit e Prizrenit u harrua, pra jo rastësisht. Për ta risjellur tani si një ide të Kryeministrit. Kjo ministre nuk është asgjë tjetër por një partiake e neveritshme, e cila na ngatërron me kungujt e gardhit. Dhe fatkeqësia jonë është se kjo, nuk është e vetmja.

Please follow and like us: