Albspirit

Media/News/Publishing

Dekada e femrave të hrishme dhe të hijshme

Vitet 1990-të janë konsideruar nga ekspertët e fushës si vitet e supermodeleve dhe me të drejtë njerëzit mahniten edhe sot pas Angelina Jolie apo Naomi Campbell. Por, gati të gjithë mjeshtrat e fotografisë dhe modelingut e pranojnë se epoka e artë e grave të bukura ishte një tjetër. Vitet ’90-të me top-modelet simpatike dhe seksi, nuk i afrohet aspak grave të bukurta dhe shumë të bukura të viteve 1960, të cilat ishin ikonat e bukurisë dhe vazhdojnë të jenë edhe sot. Debati se cili dhjetëvjeçar i ka pasur vajzat më të bukura vazhdon prej kohësh. Por unë kam zili fotografët që kishin modele femra si Sophia Loren, Elisabeth Taylor, Raquel Welch dhe Ann Margaret.

23 vite më parë, TNT më punësoi për të bërë një seri fotosh në lidhje me aktoret e mëdha të viteve ’40 e ’50. Filmova Lauren Bacall, Dorothy Lamour, Ester Williams, Ann Miller, June Allison, Joan Fontain dhe të tjera. Por tani janë të moshuara dhe unë nuk i kam parë në formën e tyre më të mirë.

Në të njëjtën kohë më caktuan që të fotografoja Jane Fonda për një film të TNT, të titulluar “Fonda on Fonda”. Xhejn fliste për filmat e babait të saj. Ajo ishte 52 vjeçe dhe ne filluam te shtëpia e saj, në Santa Monica. Edhe sot e kësaj dite nuk kam parë grua më të bukur në të 50-tat. Ishte mahnitëse.

Vazhdoj të mendoj se nuk ka gra më të bukura në histori se Sophia Loren dhe Elizabeth Taylor, kur ishin të reja. Sophia Loren është në të tetëdhjetat dhe ende duket fantastike.

Ndoshta dukej ashtu në atë kohë prej flokëve e makijazhit. Ndoshta fotografët ishin më të zot në vitet ‘60, për sa i përket përdorimit të dritës. Por lista vazhdon e gjatë. Edhe aktore si Catherine Deneuve dhe Julie Christie ishin vërtet mahnitëse.

Fotografi dhe producenti amerikan, Scott St. John

Please follow and like us: