DW: Moska gjobit Google me 98 milionë dollarë
Një gjykatë në Moskë gjobiti Google me 7.2 miliardë rubla. Arsyeja e dhënë nga gjykata është se kompania amerikane e internetit ka dështuar në mënyrë të përsëritur që të fshijë përmbajtje që Rusia i konsideron të paligjshme. Google tha se do të rishikonte vendimin dhe më pas do të vendoste për hapat e mundshëm.
Për herë të parë sasia e gjobës u bazua mbi një përqindje të caktuar të xhiros vjetore që Google gjeneron në Rusi – gjë që rrit masën e gjobës. Megjithatë gjykata nuk e specifikoi se sa e lartë është kjo përqindje. Sipas llogaritjeve ajo është pak më shumë se tetë për qind. Vlera e dënimit është rreth 98 milionë dollarë.
Në muajin shtator një gjykatë në Moskë dënoi Facebook-un me një gjobë rreth 245,000 euro. Shërbimi online Twitter u gjobit me 58,200 euro. Gjoba e tanishme ndaj Google arritur kështu dimensione të reja.