Albspirit

Media/News/Publishing

Ndahet nga jeta ish-presidenti grek Karolos Papulias

Ish-presidenti grek Karolos Papulias ka ndërruar jetë në moshën 92-vjeçare të dielën në Athinë. Papulias u lind në një fshat të Janinës në vitin 1929. Studimet i kreu në Universitetin e Milanos e më pas mori edhe doktoraturën në Universitetin e Këlnit për marrëdhënie ndërkombëtare. Papulias u anëtarësua në partinë e majtë të Papandhreut në vitin 1974.

Në periudhën 1985-1989 shërbeu si Ministër i Punëve të Jashtme dhe më vonë për një vit edhe zv/ministër i Mbrojtjes Kombëtare.

Ai shërbeu si deputet i Janinës për 26 vjet, nga ’77 deri në vitin 2004.

Më 12 dhjetor 2004 u propozua nga kryeministri i atëhershëm, Kostas Karamanlis për të marrë postin e Presidentit të Republikës.

Propozimin e mbështeti edhe PASOK-u.

Papulias ishte ndër të vetmit presidentë që shërbyen për dy mandate.

Ai u zgjodh në vitin 2005 dhe e la detyrën në 2015 pas dy mandatesh 5-vjeçare.

Please follow and like us: